Page 112 - Demo
P. 112


                                    Letërsia romantike arbëreshe zë një vend mjaft të rëndësishëm në letërsinë shqipe. Ajo sjell një krijimtari origjinale dhe me nivel të lartë artistik. Një vlerë e çmuar e saj janë ndikimet që pati prej traditave letrare kombëtare dhe evropiane.  Elementi i folkloritNë periudhën e Rilindjes u zgjua interesi ndaj folklorit. Figura të shquara të kësaj lëvizjeje, si Thimi Mitko, Zef Jubani, Dhimitër Kamarda, Spiro Dine etj., u morën me mbledhjen dhe botimin e tij. Krijimtaria popullore shërbeu si një burim i pasur për letërsinë me ngjarjet, motivet, gjuhën, e mbi të gjitha, u bë për të përcjellëse e filozofisë së popullit. Si një nga tiparet e romantizmit evropian, ky mekanizëm artistik u krijoi autorëve mundësinë që veprat e tyre të ishin më pranë interesit të lexuesit.Shkrimtarët shqiptarë të kësaj kohe i dhanë rëndësi njohjes së folklorit jo vetëm prej nxitjes estetike si krijues romantikë, por edhe prej vetë traditës modeste të letërsisë shqipe pararendëse. Në këto kushte, folklori kombëtar me pasurinë e tij të çmuar u bë njëherazi faktor ekuilibrues dhe frymëzues për autorë, si: Jeronim De Rada, Ndre Mjedja, Naim Frashëri, Gavril Dara (i Riu), Andon Z. Çajupi, Asdreni, Zef Serembe etj. Mjaft prej tyre u bënë edhe vetë mbledhës të njohur të folklorit, sidomos autorët arbëreshë.Studim teksti 1. Në cilat kushte lindi dhe u zhvillua romantizmi në Shqipëri? 2. Cilat janë tiparet e romantizmit në letërsinë shqipe?3. Përcaktoni dallimet dhe të përbashkëtat mes romantizmit evropian dhe atij shqiptar.4. Ku dallon letërsia arbëreshe e shek. XIX nga letërsia shqipe?5. Diskutoni rreth ndikimit që pati folklori në letërsinë shqipe dhe rëndësisë që i kushtuan rilindësit shqiptarë.6. Cilët janë kufijtë kohorë të lëvrimit të romantizmit në letërsinë shqipe?7. Diskutoni mbi ndikimet që ka sot letërsia arbëreshe në letërsinë shqipe.8. Gjeni në internet krijime të autorëve të ndryshëm të kësaj letërsie, të interpretuara nga aktorë të shquar shqiptarë. Dëgjojini ose interpretojini edhe vetë në klasë.Guljelm Mosi, \në Shqipërinë e Jugut\110
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116