Page 113 - Demo
P. 113
De Rada lindi në katundin arbëresh Maki, i cili ndodhet në rajonin e Kozencës të Kalabrisë, në Italinë jugore. Rrotull tij, shtrihen mjaft fshatra të tjera arbëreshe, ku ende flitet gjuha e të parëve, arbërishtja, si dhe ruhen një varg traditash karakteristike, të mbartura në shekuj nga vendi i origjinës.Në formimin kulturor të poetit të ardhshëm, i ati pati një ndikim të rëndësishëm. Ai ishte mësues i greqishtes dhe i latinishtes në Kolegjin e Shën Adrianit, të Shëmitër Koronës, që ndodhej pranë vendlindjes së tij. Pasi mori mësimet e para nga i ati, De Rada hyri në kolegj (1822), ku tregoi zell të madh në mësime. Krahas ndjekjes së lëndëve humanitare e fetare, ai nisi të lexojë një varg veprash letrare të autorëve të njohur si: Sofokliu, Euripidi, Homeri, Virgjili, Petrarka, Torkuato Taso, Foskolo, Hygo, Bajron etj. Nën ndikimin e krijimeve të tyre (shumë prej të cilave i mësoi përmendësh), De Rada shkroi në vitin 1830, poemthin në italisht “Odise”, me subjekt shqiptar dhe të ndarë në katër këngë.Pasi mbaroi shkollën e mesme (1833), ai qëndroi për një vit në fshatin e tij, ku nisi të mbledhë poezi popullore nga e gjithë zona përreth. Ky pasion, i cili do ta shoqëronte përgjatë gjithë jetës, u nxit nga një miku i tij avokat dhe sigurisht, nga fryma e romantizmit evropian që kishte nisur të shfaqej në Itali, që siç dihet, tregonte mjaft interes ndaj krijimtarisë popullore. Prej këtij thesari popullor, shkrimtarët romantikë zbuluan dhe morën shumë motive e pasuri gjuhësore, të cilat i përcollën në veprat e tyre. Gjatë qëndrimit në fshat, De Rada u njoh me një vajzë të thjeshtë bariu, e cila u bë muzë frymëzuese për veprën e tij të parë në shqip “Këngët e Milosaos”.Në vitet 1835-1836, ai studioi në Universitetin e Napolit për drejtësi, ku i tërhequr pas leximeve letrare dhe atyre filozofike u njoh me vepra të Shekspirit, Shilerit, Gëtes dhe të shumë autorëve të tjerë. Nën ndikimin e veprave të shumta religjioze dhe rrethanave problematike të jetës private, De Rada mendoi të bëhej murg, por më pas hoqi dorë.Gjatë kësaj periudhe, ai u përfshi aktivisht në lëvizjet kalabreze kundër pushtetit absolutist, ku morën pjesë e u dalluan për rolin e tyre edhe arbëreshët. Për shkak të dështimit të këtyre kryengritjeve dhe të përndjekjeve të gjata që pasuan, ai vendosi të tërhiqej dhe t’i kushtohej tërësisht krijimtarisë letrare dhe kauzës shqiptare.Jeronim De Rada (1814-1903)Jeta dhe vepraJeronim De Rada vlerësohet si një nga krijuesit më të shquar të letërsisë shqipe. Vepra e tij letrare përfaqëson romantikun tipik dhe përfshin një krijimtari të pasur, në të cilën spikat veçanërisht poezia. Ajo përcjell motive e frymë atdhetare, shquan për ligjërim të pasur figurativ e ndjeshmëri të madhe lirike, ka vizione të thella universale e filozofike dhe nivel të lartë artistik. Krijimtaria e tij përcjell vlera të tilla, falë talentit të fuqishëm dhe kulturës së gjerë, të fituar kryesisht përmes studimeve që nuk i reshti gjatë gjithë jetës.Jeronim De Rada Shtëpia e Jeronim De Radës111

