Page 115 - Demo
P. 115


                                    Zadrimës. Aty përshkruhet dashuria e thellë e saj me Bozdar Stresin, e cila kthehet në dramë për të rinjtë, pasi pengohet prej armiqësisë së dy familjeve. Në këtë poemë vërehen disa lidhje tematike e situata të ngjashme me veprën e tij të parë, por këtu figura e Serafinës, e realizuar si një pikturë e gjallë, është më e plotë dhe më femërore. Në karakterin e saj të fortë shquhet një prirje e thellë arsyetimi e filozofimi mbi jetën personale e gjithësinë. Trishtimi, zhgënjimi, parashikimet mistike e fataliste, dashuritë e tretura e lënduese, janë disa nga tiparet që e afrojnë këtë vepër me romantizmin tipik evropiano-perëndimor. Edhe kjo vepër pati dy botime nga autori. Botimi i parë (1839) ndahet në dy pjesë dhe përfshin njëmbëdhjetë këngë. Botimi i dytë (1843), i ripunuar, përmban dhjetë këngë. Figurën e Serafinës, De Rada e ritrajtoi vite më pas edhe te “Pasqyra e një jete njerëzore” (1898), me nëntitull: “Jeta e Serafina Topisë”. Kjo poemë është e ndarë në katër libra. Poeti i shmanget narracionit autobiografik të karakterit lirik e filozofik të heroinës dhe i jep më shumë vend atmosferës historike të qëndresës së shqiptarëve në përpjekjet e tyre për të përballuar pushtuesin, gjatë epokës heroike të Skënderbeut. Në frymën e romantizmit nuk mungojnë edhe skenat melodramatike e kalorësiake, të tilla si: skena ku Serafina me djalin e sapolindur ndeshet papritur me Bozdarin, në ceremoninë e dasmës së Skënderbeut. Ajo pranon me emocion ftesën e tij për të kërcyer së bashku, por në vend të vallëzimit, nis përleshja e ndezur prej xhelozisë mes të shoqit dhe Bozdarit. Ky duel burrash të zemëruar e të prekur në nder, arrin të ndalet vetëm me ndërhyrjen e Skënderbeut.Vepra “Skanderbeku i pafan” që u shkrua dhe u botua në disa pjesë, në vitet 1837-1879, përbëhet nga një prolog (hyrje) dhe 32 këngë, por ka edhe tekste të tjera poetike, të përfshira mes këngëve të ndryshme. Kjo vepër përcaktohet si një poemë liriko-epike që evokon epokën e lavdishme të Skënderbeut. Ngjarjet, të gëzuara ose tragjike, vendosen në krahina të njohura shqiptare. Personazhet lidhen me figura të njohura historike (Skënderbeu, pinjollë të familjes Dukagjini, sulltan Murati…), por janë edhe si krijime të mirëfillta letrare, të cilat ndeshen edhe në veprat e mëparshme të autorit si: Serafina, Bozdari, Radavani, Miloshini, Dara, Violeta, Milosao etj. Shkolla 9-vjeçare \TiranëEqrem Çabej[...]Burimet e poezisë popullore e pasuruan krijimin e tij. Nga veprat e poetit, për ne nuk ka dyshim se kryet e vendit e zë “Milosao”. Kjo poemë idilike e me frymëzim romantik, e përshkruar fund e krye me poezinë naive – arkaike të rapsodive shqiptare t’Italisë, për karakterin e ngjeshur që ka, mbetet një nga ato fort të pakta vepra të literaturës shqiptare, që e bëjnë këtë të përfaqësohet në literaturën botërore. Nuk mungojnë ndërkaq episode madhështore përderdhur nëpër veprat e mëpastajme të poetit, si te “Serafina Topia”, te ripunimi i saj me titull të ndryshuar, te “Skanderbeku i pafan” e në të tjera. Gjithkund në këto poema ndritin vise – vise shkëndijat e një poeti me frymëzim gjenial, arti i të cilit konsiston, në mënyrë të Rembrandtit, në një qartë-errët (clair – obscure), në ndriçimin e disa pamjeve e figurave e në lënien e të tjerave në errësirë. Është një detyrë për ne t’i njohim këto vepra e me botime të ndryshme të përhapin njohjen e tyre brenda e jashtë atdheut.” 113
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119