Page 116 - Demo
P. 116


                                    Vepra të tjeraPërveç veprave letrare, ai botoi dy vepra gramatikore (të hartuara më 1870 e 1894), veprën folklorike “Rapsodi të një poeme arbëreshe” (1866), veprën historike “Lashtësia e kombit shqiptar” (1864) dhe traktatin “Parime të estetikës” (1861). Krahas përcjelljes së koncepteve doktrinare të estetikës (e bukura, e mira, e dobishmja), De Rada bëri objekt studimi edhe çështje të problematikës kulturore shqiptare. Ai gjen rastin ta vlerësojë shqipen si një gjuhë që shfaq prirje e hijeshi poetike, pasi në themel të strukturës së saj janë variacionet e masave dhe të toneve, pra, harmonia, që është edhe shpirti gjenetik i poezisë. Pikërisht kjo vlerë e shqipes e magjepsi dhe e shtyu poetin që t’i përkushtohej plot pasion misionit të poezisë. Studim teksti 1. Në cilat kushte lindi dhe u formua De Rada dhe krijimtaria e tij?2. Si ndikoi i ati në formimin e tij kulturor dhe si zuri fill vepra “Këngët e Milosaos”?3. Sipas cilës metode letrare kontribuoi De Rada në letërsinë shqipe? 4. Përshkruani disa nga angazhimet në veprimtarinë e këtij njeriu të madh të ideve dhe vargjeve.1. Ku qëndron rëndësia e veprës së parë të De Radës? 2. Pse motivi kryesor i veprës “Serafina Topia” shënon njëkohësisht edhe dramën e saj?3. Cilat tipare të romantizmit evropian ndeshim në këtë vepër?4. Ç’vlerë kishte dhe ka vepra “Skanderbeku i pafan”?5. Në veprat e tij, De Rada i drejtohet së kaluarës historike të shqiptarëve dhe kryesisht epokës së Skënderbeut. Cilat janë motivet e kësaj prirjeje tematike dhe a lidhet kjo vetëm me përkatësinë e tij në drejtimin letrar të romantizmit?6. Flisni për rëndësinë që patën veprat e De Radës në lëvrimin e fushave të ndryshme të dijes. 7. Cilat vepra ripunoi poeti arbëresh gjatë krijimtarisë së tij?8. Renditni disa nga vlerësimet që ka bërë kritika për veprat e De Radës.Ismail Kadare\... Me bukurinë e saj të pashoqe poetike, me freskinë, rininë, vitalitetin, ajo arriti deri në ditët tona pa asnjë rrudhë dhe me siguri kështu do të arrijë edhe në ditet e ardhëshme [...][...] Duke qenë këngë e natyrshme, “Milosao” nga ana tjetër është quajtur si një nga veprat më të konceptuara të poezisë sonë. Ajo përbën në vetvete një figurë të madhe poetike të krijuar prej qindra figurash të tjera të vogla. Të konceptuarit e saj si një tërësi organike, nuk e ka penguar poetin të jetë krejt i lirë në të shkruar, dhe anasjelltas, lirija e të shkruarit nuk e ka dëmtuar unitetin e veprës. [...] sipas mendimit tim se “Milosao” është unike, pikërisht në lirinë dhe natyrshmërinë e saj. Sepse jo vetëm që vepra është konceptuar nga poeti në këtë mënyrë në tërësi, por edhe të gjitha mjetet e saj artistike, duke filluar nga rrokjet e vargjeve e deri tek figurat, përkojnë me konceptimin e përgjithshëm. [...] De Rada ishte novator i madh i poezisë sonë dhe novator i poezisë në përgjithësi. Ai e ndjente këtë gjë dhe prandaj edhe romanin e hap me këto vargje, që pohojnë se ai do të këndojë diçka të re në gjuhën e moçme të poezisë. De Rada shkuli çdo gjë të tepërt dhe të panevojshme në përfytyrimin poetik të veprës, ai futi midis vargjeve dhe këngëve heshtjen si një mjet të fuqishëm artistik. Midis vargjeve lexonjësi ndjen vargjet e pashkruar, midis këngëve, këngë të tjera të pathëna; dhe kështu vepra të duket më e madhe dhe më e gjerë, ashtu si qyteti që duket më i madh dhe më i papërcaktuar, në mbrëmje, kur ka rënë mjergulla. Pikërisht një fluiditet i tillë i derdhur në vepër e bën “Milosaon” të gjallë, me shpirt. Nënteksti i përdorur nga De Rada ishte ahere një novatorizëm i madh. Ai ishte një nga premisat e artit poetik të kohëve më të vona [...], sipas të cilit, duhet të dish të heshtësh atje ku duhet, në mënyrë që të thuash sa më shumë.” 114
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120