Page 118 - Demo
P. 118
Vlerat dhe stiliQysh në krye të veprës përcillet një metaforë shpërthyese, e cila, në fare pak vargje, arrin të japë rrokullisjen e viteve. Cikli i endjes së kohës përcillet jo me referenca të njohura kalendarike, por me ndërrime lisash e ujërash të detit. Merret me mend koha aq e gjatë që ka kaluar, përderisa kanë ndodhur këto transformime kolosale të natyrës. Dhe ujët e pafund të detit, që arrin të kaltërohet prej ditës së re, përcjell metaforikisht gjithë atë energji të fuqishme që mbartin e përcjellin ngjarjet apo ditët e mëdha fatlume, në jetën e njeriut e të popujve:Lis jeta kishë ndërruar/Uj të ri ndë dejtit/Kalthëruar te dit’ e rê… (Kangjeli I)Kjo vepër dallohet për një stil mjaft sintetik. Në pak vargje, jepet një informacion artistik, i cili arrin të zgjerohet në imagjinatën e lexuesit, me ritmin e rrathëve të pafundmë. Kjo është veçori e një poezie tejet të përpunuar e të mirëllogaritur artistikisht, prandaj kërkon një lexim të vëmendshëm. Kjo rrethanë, te disa studiues ka krijuar keqkuptime në interpretimin e veprës, duke e quajtur fragmentare, me mungesa të unitetit artistik të saj dhe për pasojë disi të errët, të pakuptueshme për lexuesin. Por mendimi mbizotërues është se, paqartësia ose errësira që përcjell në vështrim të parë kjo vepër, është veçse iluzion. Figurativisht, ajo i ngjan errësirës që vjen prej ujërave të thella. Pra, buron prej thellësisë së ideve dhe sistemit të rafinuar stilistik që ka, çka është veçse vlerë dhe dëshmon një nivel të lartë estetik e filozofik.Studim teksti 1. Cila është struktura e veprës “Këngët e Milosaos”? Jepni detaje të mirorganizimit të saj.2. Çfarë ka ndryshuar autori me kalimin e kohës në ribotimet e veprës?4. Përshkruani shkurt ngjarjet e Milosaos.5. Vlerësoni karakterin sintetik të veprës përmes kompozicionit dhe subjektit të saj. 6. Si shfaqet dhe si ndikon në interpretimin artistik të veprës dukuria e fragmentarizmit?7. A është konciziteti i tij një vlerë më vete, sikundër shprehet dhe shkrimtari Ismail Kadare? 8. Diskutoni sipas njohurive teoriko-letrare mbi përcaktimin e veprës si romani i parë në vargje në letërsinë shqipe. 9. A mendoni se kjo vepër është vetëm një ilustrim artistik biografik i De Radës?10. Si e vlerësoni vendin e De Radës në letërsinë shqipe dhe origjinalitetin që ai solli në të?11. Përshkruani vlerësimin dhe nderimin e thellë që ka fituar poeti arbëresh në Shqipëri. Diskutoni mbi vlerësimet e figurave të shquara të letërsisë për “Këngët e Milosaos”.Arshi Pipa “[...] Përdorimi alegorik e me nënkuptime i gjuhës, është një dëshmi tjetër që provon se Milosao është vepër artistike komplekse. E, prapseprapë, fuqia magjepsëse e poemës, ashtu si dhe e heroinës së saj, qëndron më së shumti te fryma e aroma ekzotike, rezultat i natyrës së saj hibride [...] Qysh në vargun e parë kemi: Lis jeta kishë ndërruar. Lisi është dru jetëgjatë e me qëndrueshmëri të madhe dhe, të matësh moshën e jetës në tokë me jetëgjatësinë e drurit të lisit, do të thotë të matësh kohën me metrin e vet, diçka që vetëm poezia e vërtetë mund ta arrijë [...] Të tilla efekte janë përftuar me një minimum fjalori, i cili, sikundër e pamë, kalon nëpër disa teknika të veçanta [...] çka nganjëherë mund të sjellë paqartësi kuptimi “. 116

