Page 119 - Demo
P. 119
Kënga IBota kish ndërruar lisa,Uji i ri në detKaltëronte n’ditn’ e re;Por lumbardha1 e AnakreontitNë Temp2 rronte e moçme.Nd’uj një dit’ vate te maliE s’u kthye si e kish zakon.Veç që atë s’e thau bora,S’e përgjaku heshtëza,Po u largua gjersa raTek e bardha shpia ime.Kur n’agim tokë edhe shpiU zbuluan bashk’me detin,Si hareja që del sysh,Më zgjoi duke fërfëlluarQelqevet t’dritares.U pataksa e ruajta3 jashtë;Rrusht, pak aguridhe,Dheut tonë i kishin hie;Lule liu të hapura,që i tund era e i përzien.Në atë ninull qeshinSi ato lule-qielli.Ti vështroje dhe më s’kujtojeAsnjë mbëhi4 njerëzish.Kallëzoret5 nëpër duajtPo këndonin. Dheut huajAhere ndër time motraKisha arritur, mëma ime.Emrin tim thosh nëpër shpi.Një hare më rodhi kurmit,Si hareja kur te shtrati,Mbrëmanet, vajza e ngrohtëNdien për të parëzënsisët që m’i fryhen.Këngët e MilosaosNë këngën e parë shfaqen begatia e natyrës dhe gjendja e ngritur shpirtërore e heroit. Poeti parapërgatit lexuesin me tone të ngrohta, duke i vendosur shqisat e tij në një botë, shtëpi, bollëk dhe atmosferë sublime.FRAGMENT1 lumbardhë – pëllumb i Anakreontit, poet i lashtë grek, që simbolizon frymëzimin poetik.2 Temp – emër lugine në Greqi.3 ruajta – vështrova.4 mbëhi – nevojë.5 kallëzoret – mbledhëset e grurit në arë.Kangjeli ILis jeta kishë ndërruar,uj të ri ndë dejtitkalthëruar te dit’e rë:por llumbardh’ e Anakreontitrronej Tëmp e moçëme.Nd’ uj një dit vate te malie s’ u pruar si kish zakon.Vet çë atë s’ e thajti bora,s’ e përgjaku akulli,se m’ u resht njëra çë ratek e bardha shpia ime.Kur te drita dheu me shpiu zbulua je dejtisi gharea çë del për sish,mua më zgjoi, tue fjuturuarTHOTHYHWÀQHVWsUsVM’ u pataksa e ruata jashtin:rrusht pak skallangurdheut [t]en i kin hije;lule liu të ghapura,nd’ era i tundën e përzien,nd’ at ninul qeshënjën:si ato lule qielli:Ti ruaje e së kultojenjë mbuin njerëzish:kallëzoret mbë dhematmbajn kangjele. Ka i ghoiaghiena ndër time motërakish’ arrën; e mëma imeëmrin tim thoj për ndë shpi.Një gharë m’ u rrodh te kurmisi gharea mbrëmjes te shtrati,kur vajza e ngroghët ndien për të parëzënsist çë m’i frighien.117

