Page 120 - Demo
P. 120
Kuptim dhe shpjegim tekstiSi jepet ringjallja e natyrës në këto vargje? Renditni dukuritë që pasojnë njëra-tjetrën. _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________Si e kuptoni imazhin poetik që krijon vargu Lis jeta kishë ndërruar? Ç’funksion ka ai? _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________Si gërshetohen elementet e natyrës në katër vargjet e para?Shpjegoni kuptimin e vargut: Dheut tonë i kishin hie. _____________________________________________________________________________________Analizë përmes shembujveAnalizoni gjendjen shpirtërore të heroit dhe tregoni si jepet ajo e lidhur me natyrën.Gjeni dhe analizoni disa figura letrare që përbëjnë figuracionin e pasur të De Radës. _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________Bukuria e natyrës duket e përjetshme përmes ringjalljes. Si përshkruhen njeriu dhe misioni i poetit në këtë kontekst?Pse autori tokën, detin dhe shtëpinë i lidh me harenë?Reflektim dhe vlerësim dijeshÇ’ ndjesi e veçantë e vetë De Radës përcillet përmes simbolikës së pëllumbit?Hulumtoni në internet rreth figurës së Anakreontit dhe shpjegoni pse autori e sjell atë në hyrjen e këngës?Fjala dhe përdorimi i sajGjeni fjalë kyçe që shprehin lirizmin e poetit. _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________Shpjegoni larminë dhe lëvizjen në këtë këngë. Cilat kategori gramatikore të fjalës i shprehin më shumë ato?Detyra dhe këshilla Lidhja me natyrën është një nga veçoritë e stilit të De Radës. Bëni një ese me temë: “Uj të ri ndë dejtit/kalthëruar te dit’e rë”. S T U D I M T E K S T I 118

