Page 123 - Demo
P. 123
Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846, në Frashër të Përmetit, ku pranë njerëzve dhe natyrës kaloi fëmijërinë e rininë. Përjetimet e asaj kohe do ta shoqëronin gjithë jetën, pjesën më të madhe të së cilës do ta kalonte larg atdheut. Që në fëmijëri mësoi persisht, turqisht dhe arabisht nga hoxha i fshatit. Ishte aq i zgjuar dhe i përkushtuar, saqë zëvendësonte edhe mësuesin në mësimdhënie kur ky i fundit mungonte. Prindërit e tij u ndanë nga jeta kur ai ishte ende fëmijë. Kjo fatkeqësi e rëndë do të linte gjurmë të thella në jetën e tij. Vëllai i madh, Abdyli i mori me vete në Janinë vëllezërit, ku edhe u vendosën të gjithë si familje.Naimi bashkë me vëllanë më të vogël në moshë, Samiun, hynë në gjimnazin e njohur “Zosimea”të këtij qyteti. Kjo shkollë ishte e hapur prej kohësh dhe rrezatonte dije të gjera nga filozofia klasike greke e romake, nga iluminizmi francez, nga qytetërimi bashkëkohës evropian e më gjerë. Krahas persishtes e arabishtes, atje studiohej edhe greqishtja e vjetër dhe e re, latinishtja, italishtja e frëngjishtja. Periudha e studimeve luajti një rol të rëndësishëm në formimin kulturor të Naimit dhe ndikoi në zgjerimin e vizionit artistik dhe filozofik të krijimtarisë së tij letrare. Në të njëjtin gjimnaz studiuan edhe mjaft figura të tjera të njohura rilindëse, si: K. Kristoforidhi, J. Vreto, I. Qemali etj. Pasi kreu studimet, i mbrujtur me dituri të gjera nga kulturat e mëdha të Lindjes e të Perëndimit, në vitin 1871, ai shkoi në Stamboll, ku nuk mundi të qëndrojë gjatë, për shkak të një sëmundjeje në mushkëri. Mjekët i rekomanduan të qëndronte në një zonë me klimë malore. Për këtë arsye, u kthye në atdhe dhe qëndroi për disa vite në vende me kushte të përshtatshme për shëndetin e tij: në Berat, Sarandë, Frashër, si dhe nëpër disa fshatra e krahina të tjera. Kështu Naimi, me pjekurinë e moshës dhe kulturën e gjerë që kishte fituar, pati mundësinë ta njihte më nga afër shpirtin e popullit të vet. Për gjashtë muaj, atij iu desh të qëndronte në një qendër kurimi, në Baden të Austrisë. Atje pati rastin të vizitojë muzeun e Vjenës, ku pa nga afër shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut, të cilat e mbushën me krenari dhe i lanë mbresa të veçantaLumja ti, moj Shqipëri thashëarmët e tij kur i pashë… . Këto mbresa e frymëzuan Naimin për të skalitur mjeshtërisht figurën e Heroit Kombëtar në poemën e tij, “Histori e Skënderbeut” (1898). Kjo është një poemë epike, e shkruar në vargje tetërrokëshe dhe e përbërë nga 22 këngë, me mbi dhjetë mijë vargje.Naim Frashëri (1846-1900)Jeta dhe vepraKrijimtaria e pasur letrare dhe veprimtaria e tij patriotike e radhitin Naim Frashërin ndër personalitetet më të shquara të periudhës së Rilindjes Kombëtare. Krahas patriotëve të tjerë të kohës, Naimi ishte një ndër prijësit shpirtërorë të kauzës kombëtare. Ai zë një vend të çmuar në panteonin e letërsisë shqipe.Naim Frashëri121

