Page 124 - Demo
P. 124
Veprimtaria patriotike dhe mërgimiGjatë zhvillimeve të rëndësishme patriotike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1881), Naimi ndodhej në atdhe. Ai u përfshi dhe mori pjesë aktive në përkrahje të programit të saj për mbrojtjen e territoreve shqiptare nga vendet fqinje. Pas burgosjes së kreut të Lidhjes, vëllait të tij Abdyl Frashëri, administrata pushtuese osmane e detyroi Naimin të qëndrojë në Stamboll, nën mbikëqyrje. Qysh prej kësaj kohe, pasi u vendos në kryeqytetin perandorak, ai nuk mundi të kthehej më në atdhe. Imazhin dhe dashurinë e thellë për të e ruajti të gjallë, veçse përmes kujtimeve dhe përjetimeve poetike, të cilat do t'i derdhte pa reshtur në vargjet e tij.Në Stamboll, ai dhe i vëllai Samiu (1850-1904), ideolog i Rilindjes Kombëtare dhe dijetar i shquar, u bënë drejtuesit e Shoqërisë së Stambollit. Kjo shoqëri luajti rol të madh për botimin e revistave kulturore (“Drita”, “Dituria”), të veprave letrare dhe të librave për shkollat shqipe, të cilat sapo kishin nisur të hapeshin asokohe në trojet shqiptare. Naimi pati një bashkëpunim të ngushtë edhe me shoqëritë kulturore patriotike në Egjipt, Bukuresht, Sofje etj., veprimtaria e të cilave ishte mjaft e njohur. Megjithatë, ato nuk mund të luanin dot si duhej rolin e tyre, për shkak se e zhvillonin veprimtarinë e tyre në vende të largëta dhe me vështirësi komunikimi mes tyre. Prandaj, ishte e nevojshme që të viheshin në kontakte mes tyre, për të bashkuar energjitë kulturore e intelektuale dhe për të realizuar misionin patriotik e kulturor që kishin marrë përsipër. Veprat e paraNdikimi i kulturës persianeKrijimet e tij të para, N. Frashëri i shkroi në persisht, gjuhë të cilën e mësoi që në fëmijëri. Ndikim të madh pati njohja me poetë të shquar persë, si: Firdus, Saadi, Rumi. Përmbledhja e tij me 24 Kanë shkruar për Naim Frashërin:Lasgush Poradeci – Ti rapsod që pranë shqipes di’ e nat’ i lodhe ballët…Asdreni – O fyell, t’adhuronj me mall e besë, se bashk’ me zêrin t’ênd hyjnor jam rritur…Eqrem Çabej – Ai është frymë nga fryma jonë dhe gjak nga gjaku ynë.Krist Maloki – Si një yll i mallshëm e përcjell ky emën rrokullitjen e botës s’onë shqiptare…Musine Kokalari– Mund të themi pa u drojtur se e gjithë puna e tij, ajo që përfshin botën poetike dhe atë individuale, qëndron vetëm në një gjë: Atdheu. Për të derdhi të gjitha energjitë e tij, për të ka dëftuar të gjitha idetë fetare-filozofike, edukuese dhe sentimentale. Atdheu qëndron më lart se çdo gjë tjetër dhe ai, Apostull i tij.Holger Pedersen– Kurrë ndonjë gjuhë nuk mund të lulëzojë pa një literaturë. Gjithashtu, patriotët që kanë krijuar letërsinë shqiptare, janë nga më të mëdhenjtë mirëbërës të kombit shqiptar. Në radhë të parë këto i përkasin Naim Frashërit.Aleksandër Xhuvani – Fara që hodhi Naimi me anë të vepravet të tija, mbiu me të shpejtë në Shqipni, thuajse nëpër të gjitha krahinat e saj…Fatos Arapi – Naim Frashëri u end në kulturat e Lindjes e të Perëndimit, krijoi atdheun poetik, një Shqipëri të lirë e të lulëzuar midis popujve të përparuar të Evropës.Jorgo Bulo– Naimi ndezi zemrat e shqiptarëve dhe ushqeu një lëvizje të madhe poetike, kulturore dhe shpirtërore, që pruri ringjalljen e tyre kombëtare… Ai ka mbetur bilbili dhe shpirti i shqipes së sotme moderne.122

