Page 125 - Demo
P. 125
vjersha në persisht, “Tehajylat” (Ëndërrimet), ndonëse e krijuar kohë më parë (1871-1879), u botua më 1885. Këto krijime janë vlerësuar si mjaft origjinale, në stilin e miniaturave liriko-filozofike, plot ëmbëlsi dhe simbole, me përsiatje për bukurinë dhe dashurinë, për jetën e vdekjen, për misterin e universit… Pas shumë vitesh, ato u përkthyen në shqip nga orientalisti i shquar, Vexhi Buharaja. Megjithatë, Naimi hoqi dorë shpejt nga të shkruarit në persisht, për t’iu përkushtuar krijimeve në shqip, të cilat i dhanë atij vendin e merituar të poetit kombëtar në letërsinë shqipe. Krijimi i parë shqipVepra e parë në gjuhën shqipe e Naimit është poemthi “Shqipëria”.Ajo u shkrua më 1880, pikërisht në prag të ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit. Në vargjet e saj përcillet atmosfera e ndezur atdhetare, që kishte nisur të ziente në tërë viset shqiptare. Ky krijim poetik, fillimisht qarkulloi për disa vite si dorëshkrim në rrethet e patriotëve dhe u prit me emocione të thella prej tyre. I ndërtuar në një ligjërim të modelit tregimtar, poemthi evokon rrugën e vështirë, por heroike, të shqiptarëve përgjatë historisë, duke zgjuar besimin për të ardhmen e atdheut. Formimi i personalitetit letrarVeprat dhe ndikimi filozofikBrenda një periudhe dhjetëvjeçare (1885-1895) Naimi krijoi e botoi pjesën më të madhe të veprave të tij, si përmbledhja me poezi “Lulet e verës”, poemat “Bagëti e Bujqësi”, “Histori e Skënderbeut”, “Parajsa”, “Qerbelaja”. Gjithashtu botoi edhe fabula e fjalë të urta, si dhe përktheu e botoi këngën e parë të veprës “Iliada” të Homerit (1896). Krahas veprave letrare, ai shkroi edhe një varg librash didaktikë për nevojat e shkollave në gjuhën shqipe, si: “Vjersha për mësonjëtoret e para”, “Histori e përgjithshme”, “Dituritë”, “Mësime”, “Gjithësia”. Në këto tekste, të cilat ishin në ndihmë të shkollimit të brezit të ri, Naimi shpalosi vizionet iluministe dhe humaniste të kohës. Qysh në vitet e shkollës e më pas, ai ra në kontakt dhe njohu e vlerësoi veprën e dijetarëve të shquar evropianë si: Volter, Kant, Ruso, Dekart, Darvin etj. Sipas tij, konceptet filozofike dhe zbulimet e tyre shkencore ishin dije të nevojshme për shkollarët, që ata ta kuptonin dhe ta interpretonin drejt botën dhe jetën e njeriut.Ndikimi bektashianNaimi ishte një personalitet me formim të gjerë kulturor e letrar, ku ishin gërshetuar dije të qytetërimeve të shquara të Lindjes e të Perëndimit, të epokave të hershme historike dhe të atyre të reja. Në formimin e Naimit ndikoi edhe bektashizmi, i cili u shfaq dukshëm në krijimtarinë e tij, si tematikë dhe si qasje konceptuale e botës. Në mënyrë të veçantë, kjo vërehet te vepra poetike “Qerbelaja”, e përbërë nga 25 këngë me vargje tetërrokëshe, por edhe në krijime të tjera. Këtë ndikim e shfaq fryma panteiste që zotëron në pjesë EQREM ÇABEJ: Fragment nga libri “Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe”, 1936Gjykimi i veprës poetike të Naimit është i vështirë; sepse te ky burrë apostulli dhe poeti janë një; qëllimi i shumë veprave të tij ka qënë kombëtar. Kështu është vështirë të ndahet artisti nga patrioti. Naimi patriot panshqiptar e jo lokalist, Naimi idealist, është bërë me të drejtë një simbol për nacionin shqiptar, gati një mit, një legjendë. Nga ana tjetër, kritika letrare duhet të studiojë shkrimtarin. Naim Frashëri është, besojmë, një bir i vonë i romantizmit. Kjo rrymë u lind si reakcion kundër klasicizmit. Pas fillimit të shek. 19, u përhap prej Gjermanie, Anglie e France në jug n’Itali dhe gradualisht në Evropën Lindore e Jugëlindore. Në shtetet e vegjël të këtyre vëndeve, romantizmi u bë një faktor me rëndësi në ringjalljet nacionale. Kështu shpjegohet aktiviteti politik i shkrimtarëve romantikë të këtyre vëndeve. Naimi e njohu romantizmin nëpërmes shkrimtarëve romantikë frëngj, gjuhën e të cilëve e dinte. Por ndër shkrimtarët e tjerë romantikë shqiptarë e të huaj, ky poet zë një vend të veçantë. Te ky, influencën perëndimore të romantizmit e gjejmë të përzier në mënyrë të çuditshme me influencën orientale të poezisë perse. Shtresat e ndryshme të këtyre dy influencave, duhen studiuar dhe gjetur. Romantik është nacionalizmi i Naimit, si nacionalizmi i De Radës. Romantike është fryma religjioze që përshkon veprat e të dyve; po te Naimi e përzier me ngjyrë mistike islamike. Gjithashtu, është romantik në të dy poetët lavdërimi i së kaluarës historike të kombit dhe i kohës së mesme, lavdërimi i jetës së popullit [...] Një veçori tjetër romantike te Naimi, si te të tjerë romantikë, është se bota historike është për të një realitet. Kështu shpjegohet që Naimi, rron brënda në histori dhe që trajton lëndë historike në veprat e veta. Së fundi, është një vetijë romantike e Naimit përkujdesja që pati për literatura të huaja, sidomos të Orientit. Këtë prirje e kanë pasur gjithë poetët romantikë. Kështu, ndërsa Girolamo de Rada është romantiku shqiptar i zhvilluar në tokën dhe nën kulturën latine, Naim Frashëri [...]është një poet romantik i Ballkanit. 123

