Page 126 - Demo
P. 126
të ndryshme të kësaj krijimtarie, sipas së cilës, prania e Zotit shfaqet e ndihet kudo në gjithësi, te çdo gjallesë e te çdo send që ekziston. P.sh. në poezinë \Dhe gjithë ç’është në jetë…Shoh atje Zotn’ e vërtetë Metempsikoza në poezinë e NaimitMe këtë vizion të tij mbi botën është i lidhur edhe koncepti i metempsikozës, i cili ka të bëjë me kalimin e shpirtit nga një gjendje te një trup e te një send tjetër, në një cikël lëvizjesh pambarim. Një perceptim i tillë i botës, me gjendje vazhdimisht të ndryshueshme, krijon një gjendje ëndërrimi e gati jermi poetik, si në vargjet: Qeshë diell, ishnja hënë,U bësh ujë e balt’ e erë,Yll e zog e dash kam qenë,Po dhe njeri shumë herë…Këtë koncept, poeti e prezanton edhe përtej realizimit poetik të një përsiatjeje veçse filozofike. Ai gjen rastin ta përjetojë këtë lloj transformimi ciklik si një mundësi për t’u bërë misionari që do të mund të ndriçojë gjer në amshim vendin dhe njerëzit e tij:Në mest tuaj kam qëndruare jam duke përvëluar,që t’u ap pakëz dritë,natën t’ua bënj ditë…Kur më shihni se jam tretur,mos pandehni se kam vdekur;jam i gjall’ e jam ndë jetë, jam në dritët të vërtetë;unë jam në shpirtit tuaj,mos më kini për të huaj… (Fjalët e qiririt)Në këtë poezi antologjike për nga vlerat estetike dhe për përcjelljen e moralit sakrifikues për të tjerët, duket qartazi identifikimi simbolik i shpirtit të poetit te flakët e qiririt. Flaka simbolike e qiririt që tretet për të tjerët, në fakt është shpirti i jetës dhe i veprës së poetit, si një misionar shërbyes e sakrifikues për të tjerët. Edhe pas shuarjes, kjo flakë rishfaqet, përcillet e zë vend përfundimisht në shpirtin (kujtesën) e njerëzve. Po kështu, ajo zë vend denjësisht edhe në panteonin e vlerave të kulturës kombëtare. Tiparet e veprës naimianeTipari romantikVepra letrare e Naim Frashërit shfaq tipare të dukshme patriotike dhe romantike. Romantizmi i saj shprehet në pakënaqësinë e heroit lirik ndaj realitetit, në trajtimin e temave historike, si një synim për të kërkuar e për të gjetur atje shembuj heroikë e frymëzues për të ndryshuar gjendjen e popullit shqiptar. Tipare të romantizmit janë edhe malli, motivet dhe përshkrimet e natyrës, përjetimet e holla lirike, të veshura sipas rastit me atmosferë kontrastesh e REXHEP QOSJA:Fragment nga libri “Porosia e madhe”, 1989Naim Frashëri pa dyshim, është njëri prej shkrimtarëve më të popullarizuar në letërsinë e derisotme shqipe. Ai ishte dhe vazhdon të jetë shkrimtari i gjithë shqiptarëve dhe i të gjithë shqiptarëve në të gjitha trevat ku ata jetojnë. Duke u dhënë rëndësi parësore në krijimtarinë e tij disa parimeve, ideve, mendimeve dhe përmbajtjeve, ai do të ngrihet për të gjallë mbi kufizimet e ndryshme që mund t’u vërë koha edhe veprave letrare. Për shkak të ideve dhe gjuhës së tyre poetike, popullorësia e tij do të jetë aq e madhe, saqë shumë lexues do ta shikojnë si të shenjtë, kurse disa shkrimtarë të mëvonshëm do ta merrnin për gjedhe morale dhe krijuese deri në ditët tona [...] Për krijimtarinë e tij, deri sot, janë botuar shkrime të fushave, të llojeve dhe të trajtave të ndryshme: vështrime, sprova, trajtesa, studime, monografi e të tjera. [...] Dhe, megjithëse në vijën zhvillimore të krijimtarisë së Naim Frashërit mund të vërehen tri faza, në të cilat mbizotërojnë kërshëri dhe prirje, pak a shumë të ndryshme ideore, mësimoreshkollore, iluministe, lirike dhe epike, prapë, ajo është vijë zhvillimore e njësishme: e njësishme me synimet, e njësishme me idealet dhe e njësishme me ndjenjat. Të gjitha veprat e Naim Frashërit, pavarësisht prej fazës në të cilën janë shkruar dhe pavarësisht prej fushës, gjinisë apo llojit të cilit i takojnë, kanë një qëllim madhor, të cilit i falen: të bëhet Shqipëria dhe të bëhet shqiptari. 124

