Page 127 - Demo
P. 127
Studim teksti 1. Përse Naimi ishte një nga prijësit shpirtërorë të çështjes shqiptare?2. Cilat filozofi dhe qytetërime ndikuan në formimin e tij kulturor?3. Nga i mori përshtypjet e para për veprën “Histori e Skënderbeut”?4. Cilat zhanre lëvroi Naim Frashëri dhe në ç’kohë u botua pjesa më e madhe e tyre?5. Flisni për llojet e poezisë lirike që lëvroi Naimi. 6. Cili qe kontributi i tij për shkollat shqipe? Renditni disa nga veprat që shkroi poeti.7. Si e kuptoni konceptin panteist të poetit?8. Krahas veprave të shumta në gjuhën shqipe, cilat ishin ato në gjuhë të tjera?9. Shkruani një ese me temë \10. Krijoni një album me pamje të ndryshme nga jeta dhe vepra e Naim Frashërit.Sevasti QiriaziFragment nga kujtimet: [...] ishte më shtat të mesmë edhe i imët, po kishte një fytyrë fort të qetë edhe të përshkruarë me do sentimente të lartra, të cilat vetëm një vjershëtor i lindur munt t’i ketë. Sy’e tija plot zjarr, që munt të djegë vetëm në zëmër të atij atdhetari që asht i kthjellët dh’i vërtetë. Të gjitha këto të përmbledhura, i jepnin fytyrës së tij një pamje intelektuali të çquar; ishte një magnet dashurije! Si u përshëndetmë me të gjith, Naimi më afronet edhe pasi më përshendoshi edhe më uroj edhe një herë më tha këto fjalë, të cilat edhé janë të gjalla në zëmër t’ime; fjalë, që tronditnë shpirtin e të gjithëve që i dëgjuan; fjalë plot entuaziasm edhe flakë, që derdhëshin prej një zëmbre plot idealesh të nalta: “Motrë, punë mâ të mirë edhe mâ të dobishme nuk munt të bësh për Shqipërinë, përveç se asaj që kini ndër mënt të bâni bashkë me vëllanë t’ënd edhe mikun tim të dashur, Gjerasim (edhe e pushtoj tim vëlla); por edhe unë dëshëronj të shtonj vetëm dy fjalë. Paskëtaj nisin detyrat e tua mâ të mëdha, edhe, ndë qofsh besnike, ke për të bërë ma të mëdhatë vepra për atdhenë. Pengime edhe trazime të shuma edhe të mëdha do të kini në këtë udhë që kini nisur, por si një Shqiptare trime, të gjitha i ke kapërxyer. Të gjitha ato çupa e gra që do të vijnë nën hijen tënde, i frymëzo me ideale të nalta e të vërteta, që të arrijmë një qytetërim të vërtetë, edhe kështu t’a bëjmë edhe brezin tonë të pushtonjë gjith ato virtuta dashurije, vllazërije, atdhetarije dhe bashkimi, që karakterizonin kohërat e Skënderbeut.”situatash mistike. Kjo poetikë romantike u realizua brenda specifikave të letërsisë që funksiononte si pjesë e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve, detyra parësore e së cilës qe zgjimi i ndërgjegjes kombëtare për çlirimin e vendit nga pushtimi pesëshekullor i Perandorisë Osmane.Qasja ndaj kulturave të tjeraVepra e Naimit qe një fenomen ndërkulturor, pasi mjaft vepra ai i shkroi e botoi në gjuhë të tjera: persisht (libri me poezi “Ëndërrime”), greqisht (poemat “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve”, “Dashuria”), dhe në turqisht. Vepra e tij, jo vetëm ngërtheu artistikisht vlera të kulturave lindore e perëndimore, por edhe e radhiti atë si shkrimtarin shqiptar që kontribuoi në letërsinë e popujve të tjerë. Krahas kësaj, përmes botimeve në gjuhë të tjera, poeti përcolli me fjalën e tij poetike mesazhin e respektit, të paqes e të vëllazërisë mes popujve, veçanërisht atyre ballkanikë.Krijimtaria poetike Kjo krijimtari ka një tipologji të pasur zhanresh. Naimi është poeti lirik që lëvroi lirikën patriotike, filozofike, të dashurisë e të natyrës. Në krijimtarinë e tij përfshihen edhe oda (poezi që evokon ngjarje e figura heroike, madhështore) dhe elegjia (lirika me përmbajtje të trishtuar e mallëngjyese). Në pjesën më të madhe të lirikave të tij, shkrihen artistikisht ide të ndryshme të natyrës: sociale, nacionale, morale, religjioze, filozofike, didaktike dhe ndeshen sipas rastit, lirika të modelit përshkrues, meditativ, apo me frymë të drejtpërdrejtë angazhuese. Në këtë vepër, janë gjithashtu të pranishme tipare të gjinisë epike, që më së shumti gërshetohen me lirikën. Në trajtë më të plotë, epika shfaqet te poema “Histori e Skënderbeut”, që dallohet për stilin e saj tregimtar. Duke evokuar epokën e Skënderbeut, kjo vepër synoi të krijonte modelin e eposit kombëtar.125

