Page 128 - Demo
P. 128


                                    Kjo përmbledhje me poezi u botua në Bukuresht (Rumani), në shtypshkronjën e shoqërisë “Dituria”, në vitin 1890. Në të mbizotërojnë poezitë me motive patriotike, por nuk mungojnë as ato sociale, filozofike e religjioze. Këto motive, përgjithësisht nuk dalin të veçuara, por gërshetohen artistikisht mes tyre. Një konceptim i tillë poetik, synon t’u japë mesazheve ideore një këndvështrim argumentues për të rritur besueshmërinë te lexuesit. ANALIZË E VEPRËSLulet e verësLulet e verësNaim FrashëriVjersha “Përse?” përcjell lajtmotivin që gjendet në tërë krijimtarinë e poetit, apelin e tij: pikërisht pritshmërinë e tij për ta parë vendin të praruar nga drita e qytetërimit perëndimor, përkrah vendeve të tjera të zhvilluara:Jak’, o dit’ e uruar,Që lint nga perëndon;At’an’ e ke ndrituarE ne pse na harron?...Ardhjen e kësaj dite të bardhë, siç e quan çastin e çlirimit të atdheut nga pushtuesi, dhe nisjen e rrugës së përparimit, poeti e shikon të lidhur ngushtë me zgjimin e ndërgjegjes dhe arsimimin e popullit. Si iluminist dhe romantik, Naimi i besonte shumë rolit të diturisë në shoqëri, në mënyrë që populli shqiptar të arrinte ta shkruante si duhej historinë e tij. Ai krijoi disa vjersha me këtë motiv, i cili ndeshet edhe te poetë të tjerë rilindës. Mund të veçohen ato krijime poetike, kushtuar gjuhës shqipe dhe shkollës së parë shqipe, të hapur në Korçë.Pa shihni ç’gjuhë e mirë!Sa shije ka e hije,Ç’e bukur edh’ e lirë, Si gjuhë Perëndije… (Gjuha jonë)…Hapu, hapu, errësirë!Pa jakë tëhu, o dritë,Se arriti koh’ e mirë,U gdhi nata, u bë ditë.Lumja ti, moj Korç’, o lule,Që le pas shoqet e tua,Si trimi në ball u sule,Ta paçim përjetë hua!... (Korça)Poezitë e librit “Lulet e verës” përshkohen nga drita e besimit dhe e shpresës, por kanë edhe tone revolte dhe thirrje për të çliruar dhe begatuar vendin. Motivet ekzistenciale për jetën dhe vdekjen i japin asaj tiparet e një vepre të larmishme, larg monotonisë tematike e stilistike. Në të mbizotëron edhe një dhimbje e pikëllim i thellë sa njerëzor, aq edhe mistik 126
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132