Page 129 - Demo
P. 129
për të dashurit që ikin nga jeta e s’kthehen dot më. Në përshkrimet kushtuar njerëzve që janë ndarë nga jeta, vërehet edhe ndikimi i riteve e vajeve të popullit. Kjo duket jo vetëm në mënyrën e përjetimit të dhimbjes, por edhe në shprehje e formula që i përcjellin këto rite: Na le, o lulezë na le…e zeza mynxyrëTë ardhtë keq, o Zot!; Nxihu o diell i shkretë; Të rrëmbyen edhe tynëO lulez’ e bukurisë… Naimi, në trajtimin e këtij motivi, shfaq kësisoj edhe ndikime nga pesimizmi mistik i romantikëve evropiano-perëndimorë. Studiues të ndryshëm kanë vërejtur se një varg motivesh në poezinë naimiane, si: gëzimi dhe dhimbja, dashuria dhe urrejtja, besimi dhe ankthi përpara tronditjeve e përmbysjeve dramatike që sjell koha, forcat e dritës dhe errësirës që flenë në shpirtin njerëzor, të endura në frymën dhe përjetimet panteiste e metafizike, kanë krijuar një poezi me përmasë filozofike.Në këtë përmbledhje poetike, ashtu si në tërë veprën e Naim Frashërit, shfaqet dukshëm edhe një vetëdije e lartë gjuhësore. Kjo duket në përkujdesjen e treguar për pastrimin e shqipes prej fjalëve të huaja të panevojshme dhe për pasurimin e saj me mjetet e veta. Kjo vepër, krahas veprave të tjera të tij dhe të autorëve të kohës, luajti rol të rëndësishëm në ngritjen e nivelit letrar të shqipes. Në këtë mision, Naimi renditet si rilindësi patriot dhe poeti tipik romantik që krijoi e veproi pa u lodhur për rilindjen e kulturës dhe të gjuhës shqipe.Studim teksti 1. Cilat janë motivet kryesore të vëllimit poetik “Lulet e verës”?2. Përmendni disa nga karakteristikat e këtyre motiveve.3. Cili është lajtmotivi i krijimtarisë së poetit? Me lajtmotivin e cilës vjershë përputhet ai?4. Përshkruani ndikimin e krijimtarisë popullore në krijimtarinë poetike të Naimit. 5. Pse themi që Naimi ka një poezi me përmasë filozofike?6. Diskutoni për tiparet e romantizmit në këtë vëllim.7. Sillni shembuj që tregojnë gjuhën e pasur dhe plot vlera të veprës.8. Krijoni një minifjalor me fjalë të veçanta poetike të vëllimit “Lulet e verës”.127

