Page 130 - Demo
P. 130


                                    FRAGMENTAtdheu 1 epu – jepu (formë dialektore).2 mbroth – mbarësi.O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka, Më je nënë, më je motër, më je vlla. Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je, Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhe. Ty për ditë të pat parë ime nënë, Dheu yt në fund atë e pati ngrënë. Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj, Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj. Ti ke parë gjysh-stërgjyshërit e mi, Edhe eshtrat tretur ua ke po ti, Nga ti, shpirt-o, ata kurrë s’qenë ndarë, Pranë teje patën qeshur, patën qarë. Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë, Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë… Begatoje, o imzot, ti këtë vend! Epu1 njerëzvet të tij mbroth2 e shend! Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij! Gaz për jetë paçin zotërit e tij! I begatë- i lulëzuar qoftë ai, Një të ardhme pastë plot me lumturi! Kuptim dhe shpjegim tekstiÇ’vend zë motivi i kësaj poezie në krijimtarinë e poetit? Me kë e krahason poeti atdheun dhe pse?Gjeni llojin e rimës dhe komentoni rolin e saj në muzikalitetin e vargjeve.Analizë përmes shembujveNisur nga vargu: nënë që nuk vdes kurrë e faqehënë, flisni për ndikimin e folklorit në krijimtarinë e Naimit.Shpjegoni funksionin e apostrofës në këtë poezi. Sillni shembull tjetër të përdorimit të apostrofës nga Naimi.Reflektim dhe vlerësim dijeshNisur nga kjo poezi, tregoni vlerat e Naimit si atdhetar e patriot.Si shfaqet filozofia e tij në vargjet: Dheu yt në fund atë e pati ngrënë/Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.Fjala dhe përdorimi i saj Shpjegoni formimin dhe përdorimin e fjalës faqehënë.Gjeni një mallkim dhe një urim në tekst.Shpjegoni përmasën e dashurisë për atdheun përmes mbiemrave në shkallën krahasore.Gjeni fjalët që ndërtojnë antitezën e poezisë. Detyra dhe këshillaPortretizoni poetin si misionar rilindës me fjalët emblematike: Në mes tuaj kam qëndruar…ë e poetitsaj në faqeh rinë këtë poezi. Sillni shembull tjetër të përdorimit të tdhetar e patrtë e pati ngrënë/Nëmëruar t’i pat ësNaimu yt në fund atë e pati ngrënë/Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.aqehënë.n përmes mbë.me fjalët emS T U D I M T E K S T I 128
                                
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134