Page 131 - Demo
P. 131
FRAGMENT Fyelli Pa dëgjo fyellinë ç’thotë, Tregon mërgimet’ e shkretë, Qahet nga e zeza botë, Me fjalëzë të vërtetë. Qëkurse më kanë ndarë Nga shok’ e nga miqësia, Gra e burra kanë qarë Nga ngashërimat e mija. Krahërorë e kam çpuar, E kam bërë vrima-vrima Dhe kam qar’ e kam rënkuar Me mijëra psherëtima. Dhe me botën’ e gëzuarBënem shok edhe marr pjesë, Dhe me njerës të helmuar Bënem mik me besa-besë.Puna sido që të bjerë,Unë qanj me mallëngjime, Më çdo vent e kurdoherë Psherëtin zëmëria ime.Gjithë bota më dëgjojnë,Po së jashtësmi më shohin, Dëshirën s’ma kupëtojnë, Zjarr’ e brëndësmë1 s’ma njohin.Njerëzit me mua rrinë, Unë qanj e mallëngjehem, Po dufn’2 e pshehtë3 s’ma dinë, Andaj kurrë s’përdëllehem.4O rrëmet’5 i njerëzisë! Zër’ i fyellit s’ësht’ erë, Ky ‘shtë zjar’ i dashurisë, Që i ra kallamit6 mjerë.I ra qiellit, e ndriti, I ra zëmërsë7, e nxehu, I ra verës, e buçiti, I ra shpirtit dhe e dehu. 1 zjarr’ e brëndësmë – zjarr i brendshëm, fig. zjarr i shpirtit.2 dufnë – inatin, zemërimin.3 i pshehtë – formë dialekt. i fshehtë.4 përdëllehem – mallëngjehem.5 rrëmet – tërmet, këtu shkatërrim.6 kallam – këtu: fyelli, instrument i veglave muzikore frymore, bërë prej kallami.7 zëmërsë – dialek. zemrës.129

