Page 133 - Demo
P. 133


                                    S T U D I M T E K S T I FRAGMENT Lulja N’atë kohë kur Dielli si fener,Si dhe Toka, si dhe Hëna, ish eter,Dhe kur Toka, Hëna, Dielli shkëlqimtarU bën’ avull e u mbushën plot me zjarr,Dhe nga Dielli na u ndanë Tok’ e Hënë,Pa u nda dhe Hëna shpejt nga Toka nënë,Dhe secili na u bë në hapësirëYll i zjarrtë që ndriçoi n’errësirë,Dhe u shfaq pastaj ky Dhè, që vuri korëQë u mbush me ujë, bimë e plot frymorë,Gjatë kohës, pra, që ndodhën kaq çudi,Moj lulezë, ku qe fshehur vallë ti? ...Kuptim dhe shpjegim tekstiAutori flet për një kohë të afërt apo të largët? Pse është i rëndësishëm ky detaj?Ç’emocion e shoqëron mënyrën e krijimit të botës, sipas jush? Ku ndihet gëzimi më i madh i poetit?Analizë përmes shembujveAnalizoni mënyrën si e sheh poeti dashurinë. A është ky një akt krijimi? Komentoni vargjet: Gjatë kohës, pra, që ndodhën kaq çudi/Moj lulezë, ku qe fshehur vallë ti? Fjala dhe përdorimi i saj Gjeni fjalët kyçe të kësaj poezie dhe shihni nëse kanë një rend të caktuar kuptimor.Autori kalon nga fjalë kyçe në togfjalësha si toka-mëmë apo dielli shkëlqimtar. Ç’efekt ka përdorimi i tyre?Detyra dhe këshillaKrahasoni poezinë “Lulja” me poezinë “Krijimi i rruzullimit” të Pjetër Bogdanit. A kemi të bëjmë me të njëjtën filozofi krijimi e mendimi?131
                                
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137