Page 134 - Demo
P. 134


                                    Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme dhe diskutoni rreth tyreDalloni tiparet e romantizmit në letërsinë shqipe. Cilat prej tyre bënë që kjo letërsi t’i shërbente çështjes kombëtare?Veçoni tematikat kryesore të poezisë së Naim Frashërit. Cili është lajtmotivi i tyre?Sa ngjashmëri kanë motivet e poezisë së tij me ato të romantizmit evropian? Përmendni disa poezi të Naimit dhe motivet e tyre.Cilat janë llojet e poezisë lirike në vëllimin “Lulet e verës”?Cilat janë dy temat e rëndësishme të poemës “Këngët e Milosaos”?Analizë përmes shembujve Analizoni dallimet dhe ngjashmëritë midis romantizmit në Shqipëri, romantizmit të arbëreshëve të Italisë dhe romantizmit evropian.Shpjegoni si e krijoi Naimi atdheun poetik? Dalloni dhe analizoni konceptet filozofike të Naimit në poezi.Ç’ndikime pati ai nga poezia popullore?Si shtjellohen tiparet e fragmentarizmit, sintetizmit dhe koncizitetit në veprën “Këngët e Milosaos” të De Radës?Si shkrihen elementet natyrore me ato njerëzore në veprën e De Radës? Ç’vlerë ka paralelizmi si figurë kryesore?Reflektim dhe vlerësim dijeshFlisni mbi notat e romantizmit në vëllimin “Lulet e Verës”.Rendisni dhe diskutoni mbi interpretimet e ndryshme që ka bërë kritika letrare për krijimtarinë e Naim Frashërit dhe të De Radës. Projekt-detyrë Zhvilloni një debat letrar mbi krijime të Naim Frashërit.Interpretoni një skenë nga “Këngët e Milosaos”.Diskutoni mbi minifjalorët që keni krijuar nga vepra e këtyre autorëve, duke theksuar prurjet e tyre të reja.PËRSËRITJE132
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138