Page 135 - Demo
P. 135


                                    PUNË ME PROJEKT SI TË BËJMË NJË REVISTËÇelësi për një projekt të suksesshëm, është planifikimi i tij. Pse është e rëndësishme puna me projekt? Rrit aftësitë hulumtuese dhe kërkuese.Nxit mendimin kritik.Nxit punën në grup.Socializon pjesëmarrësit.Zhvillon aftësitë për të shkruar.Zhvillon aftësitë sipërmarrëse.Motivon.Synimet e projektit:të mësohet se si krijohet një revistë;të fitohet përvojë për punën në grup;të përforcohen njohuritë e marra në shkollë dhe në fusha të tjera që lidhen me temën e punuar;të përsosen shkathtësitë e ndryshme.Hapat e punës për realizimin e një revistePërcaktohet emri që do të ketë revista (ai duhet të jetë tërheqës, të ketë një kuptim që përputhet me qëllimin e krijimit të revistës). Përcaktohet qëllimi për të cilin krijohet revista.Përcaktohen objektivat e revistës në lidhje me tirazhin, cilësinë e shkrimit dhe të shtypshkrimit.Zgjidhen bashkëpunëtorët dhe ndahen detyrat sipas aftësive.Përcaktohet nëse revista do të botohet një herë në javë, një herë në muaj, një herë në tre muaj etj.Përcaktohet struktura dhe formati i revistës në varësi të lexuesve që do të ketë.Sigurohet përkrahje e projektit përmes organizmave që ka një shkollë (bord, qeveri nxënësish etj.).Pjesët përbërëse të revistësKopertinaFaqet e brendshmeFazat e projektitNjohja me projektin, strukturën e tij.Njohja me objektivat.Shqyrtohen metodat për realizimin e projektit: diskutim, punë në grupe, hulumtim etj.Ndahen detyrat (kryeredaktori, gazetarët e rubrikave, redaktorët, korrektorët letrarë, faqosësit, grupi i faqes online).Përcaktohen afatet (në mënyrë që deri në takimin tjetër, të jenë kryer të gjitha detyrat).Përcaktohen burimet kryesore të informacionit:o burime audio, video dhe digjitale (interneti, videoteka);o tekste shkollore, studimore;o revista, albume, katalogë, guida, manualë; o dokumentarë, filma etj.o ngjarje sociale, kulturore që lidhen me tematikën e revistës.Në këtë fazë mbizotëron kureshtja dhe dëshira për të krijuar. FAZA E PARË133
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139