Page 138 - Demo
P. 138
PËRFAQËSUESIT KRYESORË DHE VEPRAT E TYRERealizmiRealizmi është drejtim letrar estetik, i zhvilluar në vitet 1830-1880 fillimisht në Francë dhe më pas edhe në vende të tjera. Ai synonte të riprodhonte, të përfaqësonte, të pasqyronte dhe të interpretonte të gjitha aspektet e realitetit, sa më besnikërisht dhe objektivisht të ishte e mundur. Në kundërshtim me prirjet romantike dhe në polemikë me akademizmin dhe formalizmin, ai kërkonte që arti të paraqiste një tablo të saktë dhe objektive të realitetit. Në këtë mënyrë shmangte çdo idealizim dhe arrinte deri në forma të denoncimit social. Kushtet historike dhe shoqërore të lindjes dhe zhvillimit të realizmitNë shekullin XIX, në Evropë ndodhën ndryshime të mëdha në të gjitha fushat. Progresi teknologjik e shkencor solli nga njëra anë industrializimin dhe fuqizimin e borgjezisë liberale, nga ana tjetër urbanizimin dhe rritjen e proletariatit. Kjo solli zhvillimin e ideologjive (socializmi, marksizmi, anarkizmi) që interpretonin problematikat e reja (rëndimin e konflikteve sociale, midis kapitalistëve dhe klasës punëtore). Problemet shoqërore tërhoqën vëmendjen e botës intelektuale dhe gjetën shprehje të gjerë në letërsi. Letërsia zbuloi jetën e shoqërisë borgjeze në tërësinë e saj dhe i trajtoi marrëdhëniet shoqërore me idealin për një shoqëri më të mirë. Ajo u u bë një faktor i lëvizjes dhe i zhvillimit shoqëror.Procesi i gjatë i realizmitGjithë shek. XIX. u përshkua nga prirjet realiste. Realizmi është produkt i një zhvillimi të veçantë historik dhe rezultat i një përvoje të gjatë artistike. Në lindjen e tij luajtën rol tradita letrare, jeta intelektuale, individualitetet krijuese, kritika dhe mendimi estetik. Realizmi ishte orientimi i shumicës dhe shumë pjellor, por nuk qe e rryma e vetme e shek. XIX. Në harkun kohor pesëdhjetëvjeçar (1830-1870), kritika përcakton si realizëme krijimtari realiste atë të periudhës së parë dhe si natyralizëm e krijimtari natyraliste atë të periudhës së dytë. Realizmi i periudhës së parë është më i fuqishëm, më i gjallë dhe në kërkim të idealit pozitiv. Ai ka elemente romantike e progresive dhe formë më të pasur, më të natyrshme, më të lirë. Realizmi kritikon ashpër shoqërinë borgjeze dhe mban një qëndrim më të përcaktuar kundrejt jetës shoqërore. Veprat ku shkrimtarët i kundërvihen shoqërisë bashkëkohore dhe dënojnë mungesën e vlerave njerëzore, i përkasin realizmit kritik.Realizmi, si metodë artistike që i paraqet gjërat siç janë ose siç kanë qenë, haset në letërsinë e të gjitha kohërave. Dante, Bokaço, Rabële, Servantes, Shekspir etj., kur paraqesin në mënyrë të gjallë e konkrete jetën dhe përdorin gjuhën “e Data e Realizmit: 1857- revistë: “Realizmi” (Lui Emil Dyran 1856-1857); - ekspozitë: “Pavijoni i realizmit” (Gustav Kurbe); - ese: “Realizmi” (Shampflër – Zhyl Hyson); - roman: “Zonja Bovari” (Flober). \Volpedo, \1901Gustav Kurbe136

