Page 139 - Demo
P. 139
ulët” për të nxjerrë në pah aspektin “komik” të disa episodeve, mund të konsiderohen si shkrimtarë realistë. Elemente realiste ndeshen edhe në letërsinë klasiciste ose romantike, por vetëm si prirje dhe jo në formën e plotë të realizmit.Realizmi romantik dhe realizmi si lëvizje letrareRealizmi zhvillohet si drejtim letrar vetëm në shek. XIX. Ai shfaqet si një përbërës i romantizimit, por me prirje antiromantike. Realizmi i merr subjektet nga realiteti dhe i trajton në mënyrë objektive. Ai përjashton komentet e autorit dhe shfaqjen e ndjenjave të tij, si dhe refuzon idealizimin e realitetit, duke synuar përshkrimin shkencor të tij.Letërsia realiste zë fill në vitet ’30-‘40 të shekullit XIX në Francë dhe prej aty u përhap në Evropë e Amerikë. “Komedia njerëzore” e Balzakut, temat e së cilës frymëzuan shkrimtarët realistë, pati ndikim vendimtar në lindjen e Realizmit.Shkrimtarët francezë, Stendal, Balzaku, Mopasan, Zolai, shprehën dukuritë karakteristike të shoqërisë së kohës. Tiparet dhe parimet e letërsisë realiste: 1. Paraqitje e vërtetë e realitetit shoqëror aktual, me objektivitet dhe saktësi shkencore.2. Liri e pakufizuar në zgjedhjen e temave të nxjerra nga jeta reale e vendit dhe e periudhës kur ka jetuar shkrimtari. 3. Paraqitje reale e karaktereve tipike (e tipave shoqërore realë të kohës së shkrimtarit). 4. Veprat paraqesin tablo të jetës (hollësira karakteristike nga jeta e popullit, zakonet e tij, natyra etj.) dhe të tipave njerëzorë.5. Gjuha e qartë, e kuptueshme, i përshtatet personazheve dhe kategorive të ndryshme shoqërore.Nga pjesëmarrja te vëzhgimi i distancuarRealizmi u përgatit nga parimet e romantizmit, por me një ndryshim perspektive: Artisti regjistron në veprën e tij realitetin, me ndryshimet e vazhdueshme që pëson ai dhe me mekanizmat dhe forcat e kundërta që lëvizin në të. Në raportin individ – realitet, realizmi i jep përparësi të dytit. Nëse te personazhi romantik njohim vetëm problemet intime të unit, te personazhi realist njohim rrënjët sociale, reagimet e planet e tij në lidhje me realitetin.Realizmi romantik preferon rrëfimin. Realizmi preferon përshkrimin.Shkrimtari romantik rrëfen. Ai merr pjesë gjallërisht në ngjarje, sjell çdo detaj brenda një plani të përgjithshëm shpjegues (historia, vullneti hyjnor).Shkrimtari realist dhe ai natyralist (i cili i zbaton parimet e tij në mënyrë rigoroze) përshkruan. Ai kufizohet në vëzhgim, nxjerr në pah hollësitëobjektive dhe i përforcon si të tilla. Gustav Kurbe, \zoti Kurbe\ H. Domie, \137

