Page 14 - Demo
P. 14
Proza Proza: miti, legjenda, përralla, fabula, fjala e urtë, tregimi, novela, romani Miti përcaktohet si rrëfimi për një ngjarje, që lidhet me zanafillën e prejardhjen e botës, me besimet fetare apo krijimin e kombeve e të gjuhëve, me sjelljen dhe normat shoqërore të individit. Për këtë arsye, shpesh miti është i lidhur me një person të vetëm, si në rastet e “Mitit të Anteut”, “Mitit të Edipit” etj. Mitologjia, e cila është shkenca që studion mitet, shpjegon se ato kanë lindur në kohëra tepër të hershme kur përfytyrimi i njeriut për botën që e rrethonte, ishte i veshur me dukuri ose qenie të mbinatyrshme, si perënditë e hyjnitë. Mitet tregojnë për atë krizë të hershme identitare të njeriut, i cili ka dashur t’i japë kuptim qenies së tij në botë dhe dukurive fizike e natyrore që e bashkëshoqëronin atë. Mitet janë tekste që duhen interpretuar jo vetëm në aspektin letrar, por edhe në atë kulturor. Legjenda është një tekst letrar në formën e një tregimi fantastik, në bazë të të cilit qëndron një ngjarje që ka ndodhur ose një ngjarje historike. Fryma e rrëfimit të legjendës është herë epike e herë epiko-lirike. Legjendat mund të jenë në vargje ose në Proza: miti, legjenda, përralla, fabula, fjala e urtë, tregimi, novela, romaniKujtojmëProza, poezia, drama janë tri lloje kryesore letrare të zhvilluara historikisht, të cilat u përgjigjen tri gjinive themelore të përcaktuara në antikitet nga Platoni dhe Aristoteli: epikës, lirikës, dramatikës. Proza përfshin forma të letërsisë gojore, si: mitin, legjendën, përrallën, fabulën, fjalën e urtë, të cilat janë tekste të krijuara për t’u rrëfyer e përçuar gojarisht. Kronologjikisht, këto forma janë më të vjetrat. Forma të mëvonshme, që lidhen kryesisht me traditën e letërsisë së shkruar, janë: tregimi, novela dhe romani. Veprat e prozës ndahen në elementare (miti, legjenda, përralla, fabula, fjala e urtë) dhe të përbëra (tregimi, novela dhe romani).Gjuha e prozës është më afër gjuhës së folur. Përdorimi i figurave letrare është në funksion të rrëfimit dhe të karakterizimit të personazheve. Veprat në prozë përfshijnë fjalët e autorit, të personazheve dhe (në rastet kur ka) të rrëfimtarit. Ndërhyrja e autorit në veprat në prozë, në rolin e rrëfimtarit, shprehet përmes ligjëratës së zhdrejtë, në vetën e tretë ose të parë. Veprat në prozë mund të ndërtohen në forma nga më të ndryshmet (ditar, kujtim, letërkëmbim, kronikë, reportazh, dokument historik ose zyrtar, tekst juridik ose hetimor, legjendë, përrallë, mit etj.).TEORIA E LETËRSISË12

