Page 140 - Demo
P. 140


                                    Veprat realiste paraqesin tablo të gjera artistike të shoqërisë. Ato pasqyrojnë karakteristikat shoqërore më kryesore dhe kontradiktat më të thella të jetës. Subjekti, rrëfimi, personazhi, parashtrimi dhe interpretimi i fakteve janë realistë. Ngjarja tregohet në mënyrë kronologjike, duke ndjekur etapat klasike të kompozicionit. Shkrimtarët realistë krijuan tipa heronjsh origjinalë. Pikënisje e krijimit artistik është vëzhgimi i një njeriu real. Megjithatë, shkrimtari nuk i bën atij një paraqitje fotografike. Ai e përpunon artistikisht figurën e tij, duke lënë mënjanë shenjat e rastësishme e të parëndësishme. Ai i përforcon tiparet kryesore që karakterizojnë kategorinë e njerëzve ku ai bën pjesë. Në këtë mënyrë, krijohet tipi njerëzor: karakteri i ri që përmbledh karakteristikat kryesore dhe më tipike të një kategorie njerëzish. Heroi i veprës realiste dhe fati i tij jepen të lidhur ngushtë me kushtet e jetës, rrethanat e veprimtarisë, rrethin shoqëror, kohën dhe temën që trajtohet. Ai, ngjarja dhe mjedisi i paraqitur janë shumësi vetish të përbashkëta për shumë individë e situata.Letërsia klasike Letërsia romantike Letërsia realistezgjidhje skematike: vesi ndëshkohet, virtyti shpërblehet.zgjidhje subjektive: sipas ideve sublime të autorit.zgjidhje objektive:sipas kushteve reale të jetës,marrëdhënieve mes heronjve,karakterit, kontradiktave.Antiromantizmi realist i “Zonjës Bovari”Botimi i romanit të Floberit e konfirmoi përfundimisht realizmin si drejtim letrar. Vepra është antiromantike në profilin ideologjik dhe në atë tekniko-letrar. Ajo dënon konceptin romantik të protagonistes, ndërsa stili i saj objektiv dokumenton dhe përjashton ndjenjat dhe ideologjinë e autorit. Për herë të parë teorizohet pavetësia: shkrimtari nuk duhet të rrëfehet dhe të marrë pozicion, por të kufizohet në paraqitjen objektive të realitetit. Në këtë mënyrë, ai eklipsohet në vepër, ashtu si Zoti në krijim. Natyralizmi (1865-1891)Shkrimtarët francezë përqafuan Teorinë e Darvinit, zbulimet në fushën e mjekësisë dhe teoritë e determinizmit shkencor. Ata u grupuan dhe themeluan natyralizmin dhe Heroiklasik romantik realist- figurë skematike e abstrakte që lëviz brenda skemave të ngurta;- përfaqësues virtytesh ose vesesh të rralla;- figurë që shpreh ndjenjat e vrullshme të vetë autorit; - zëdhënës i ideve dhe i ndjenjave të autorit.- njeri i gjallë, real, me të mirat dhe të metat e veta; - nuk ka një vijë të veçantë, të caktuar e të pandryshueshme karakteri; - është kompleks, me karakteristika e veti të ndryshme që ndonjëherë bien në kundërshtim mes tyre;- vepron sipas rrethanave ku ndodhet;- ndryshon gjatë jetës pikëpamjet, bindjet etj.: zhvillohet, rritet, plaket.Termi “natyralizëm” shfaqet për herë të parë në esenë për Balzakun të Ipolit Ten (1858).Pikat themelore të poetikës së re janë: - aparat shkencor; - karakter sistematik i ciklit narrativ; - romane me një intrigë të vetme; - metoda frymëzohet nga determinizmi; - vëzhgimi i aspekteve më të pakëndshme e të ulëta të realitetit.Parimet e natyralizmit1. Karakteri shkencor i metodës.2. Pavetësia. 3. Funksioni social i letërsisë.138
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144