Page 141 - Demo
P. 141
pikëpamjet e tyre i shprehën në manifeste teorike e krijimtari, si p.sh., Zolai dhe vëllezërit Gonkur. Natyralizmi lindi më 1865 me botimin e romanit “Zherminë Lasertë” të vëllezërve Gonkur. Zolai u shpall natyralist në vitin 1867 me botimin e romanit “Terezë Rokën”. Parathëniet e romaneve “Fati i Rugonëve” (1871) dhe “Roman eksperimental” (1880) u konsideruan si manifeste të natyralizmit. Natyralistë të tjerë janë Mopasan, Isman, Siar, Aleksis, Henrik. Zolai, teoricieni i natyralizmit pohon se romancieri përbëhet nga një vëzhgues dhe një eksperimentues. Vëzhguesi i jep faktet ashtu si i ka vërejtur, cakton pikën e nisjes, përgatit terrenin ku do të ecin personazhet dhe ku do të zhvillohen dukuritë. Më pas, shfaqet eksperimentuesi, i cili i vë në lëvizje personazhet në një histori të veçantë për të treguar se ngjarjet do të rrjedhin sipas determinizmit të dukurive të përzgjedhura. Romani natyralist i paraqet shtresat shoqërore nga më e ulëta te më e larta, ashtu si shkenca që kalon nga më e thjeshta te më e ndërlikuara. Për natyralistët, metoda e paraqitjes dhe përmbajtja janë më të rëndësishme se forma. Realizmi në përmbajtje shoqërohet nga realizmi në formë. Në vitin 1884, Ismani botoi romanin “Numërimi mbrapsht”, duke shënuar kështu daljen nga grupi. Ai e akuzoi Zolanë për personazhe pa shpirt, të udhëhequr nga impulse dhe instinkte. Botimi i studimit “Një hetim për zhvillimin letrar” (1891) i Zhyl Yre dokumentoi fundin i natyralizmit.Pozitivizmi e hyjnizon shkencën si mjet të rëndësishëm të progresit njerëzor. Brenda sistemit të tij filozofik dallohen:1. Pozitivizmi social (A. Komte): - shkenca është në themel të sistemit shoqëror dhe formë e dijes; - studimi bazohet në metodën objektive, eksperimentale; - dukuritë lidhen në raportin shkak-pasojë; - marrëdhënie e pandashme shkencë - progres. 2. Teoria e evolucionit (Ç. Darvin): - lloji shndërrohet pozitivisht dhe pafundësisht në kohë; - lufta për mbijetesë eliminon më të dobëtit. 3. Determinizmi psikologjik (I. Ten): - Individët përcaktohen nga tre faktorë: - raca dhe trashëgimia; - mjedisi shoqëror; - momenti historik.jjes; Statuja e Çarls DarvinRealizmi në Rusi Realizmi rus nis me romanin “Eugjen Onjegin” (1833) dhe me prozat e Pushkinit. Ai përfaqësohet nga një sërë kryeveprash e shkrimtarësh të mëdhenj, ndër të cilët përmendim Gogolin, Turgenjevin, Shçedrimin, Ostrovskin, Çehovin, Tolstoin. Në veprat e tyre del në pah humanizmi i thellë, realizmi i gjerë e i shëndoshë, elemente romantike Ipolit TenKarakteristikat e natyralizmit:- refuzim i letërsisë romantike; - përjashtim i ndërhyrjes subjektive të autorit (pavetësia); - e vërteta konsiderohet gjithmonë e bukur edhe nëse është vulgare, e shëmtuar, e pështirë; - narracioni shkencor mbështetet në vëzhgim dhe eksperimentim; - romani ndjek metodën shkencore dhe krijon sociologjinë moderne; - shkrimtari konsiderohet si shkencëtar social;- njeriu kushtëzohet nga trashëgimia, ambienti etj.139

