Page 142 - Demo
P. 142


                                    përparimtare, kritika për sistemin shoqëror, interesimi për jetën e popullit, karakteri popullor. Kjo letërsi ndikoi në të gjitha letërsitë e tjera. Verizmi italian (1875-1895)Verizmi përfaqëson një nga drejtimet më të fuqishme dhe më të suksesshme të letërsisë italiane. Ai ka pikëtakime të shumta me natyralizmin, të tilla si: pikëpamjet pozitiviste dhe determinizmin, vëmendjen ndaj fakteve njerëzore, teorinë darviniane të luftës për jetën, përshkrimin e shtresave shoqërore të ulëta dhe objektivitetin e rrëfimit. Verizmi i kushton vëmendje të posaçme dukurive krahinore dhe provinciale dhe paraqitet si një përkim spontan i ndjeshmërisë artistike të shkrimtarëve: Luixhi Kapuana (1839-1915), Xhovani Verga (1840-1922), Federiko De Roberto (1861-1927) etj. Veristët nuk krijuan një shkollë ose një drejtim të mirëfilltë me parime teorike nën drejtimin e ndonjë personaliteti të shquar, prandaj janë më të lidhur me specifikën e krijimtarisë artistike. Ata nuk ndihen të detyruar të ilustrojnë me veprën e tyre parime teorike të shprehura më parë nëpër manifeste. Përfaqësuesit kryesorë të realizmit Stendal (1783-1842)Stendali është romancieri i parë realist i shek. XIX. Kryeveprat e tij janë romanet: “E kuqja dhe e zeza” (1830), “Manastiri i Parmës” (1839) etj. Titulli i romanit “E kuqja dhe e zeza” i referohet lojës së ruletës, aluzion simbolik i rreziqeve të jetës ambicioze të Zhuljen Sorelit, të talentuar dhe të ndershëm, që orvatet të ngjitet në sferat e larta të shoqërisë ku mbretëron interesi ekonomik. Stendali analizon dhe zbulon jetën e shtresave të ndryshme të shoqërisë plot padrejtësi e paragjykime. Ai tregon se sado pozitive të jenë prirjet natyrore të njeriut, ato nuk mund të realizohen në kushtet e një mjedisi shoqëror të padrejtë dhe paragjykues. Stendali përpunoi teorinë e shpëtimit estetik: Nuk ka njeri tërësisht të keq ose të mirë. Emil Zola (1840-1902)Poet, novelist, romancier e kritik. Në romanin “Terezë Rokën” (1967) ai analizon me sy të ftohtë vëzhguesi gjestet dhe qëndrimet e personazheve. I frymëzuar nga parimi i trashëgimisë dhe nga “Komedia njerëzore” e Balzakut, ai projekton një vepër ciklike me titullin “Rugon-Makar”. Për plotësimin e serisë me mbi njëzet vëllime ai punoi 20 vjet. Aty pasqyrohet shoqëria franceze e periudhës së perandorisë së dytë me të metat dhe veset e saj, mjediset e ndryshme shoqërore, spekulimet, jeta e fshatit, loja në bursë, rënia morale etj. Uilliam Theker (1811-1863)Si karikaturist dhe gazetar i talentuar, ai fshikullon hipokrizinë dhe veset qesharake të shoqërisë snobiste angleze të kohës. Në romanin “Panairi i kotësive” (1847-1848), ai argumenton egoizmin dhe mungesën e moralit të aristokracisë e borgjezisë angleze.  Olof Johan Sodermark,\ Emil Zola në një konferencë në Londër më 1893140
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146