Page 143 - Demo
P. 143


                                    Subjekti i romanit pa hero është vetë jeta, sepse për Thekerin heroi i shoqërisë së kohës është paraja. Për shkrimtarin, e drejta nuk ekziston kurrkund, lumturia është rastësore, ndërsa e mira ruhet në thellësi të ndërgjegjes njerëzore. Heroi i kryeveprës së tij “Historia e Edmondit” është heroi i parë pozitiv në krijimtarinë e tij, i cili kërkon ta ndërtojë jetën me fisnikëri dhe ndershmëri.Çarls Dikens (1812-1870)Dikensi është narratori më i madh anglez i shek. XIX dhe ndër më të kompletuarit në rang evropian. Ai u tregua i vëmendshëm ndaj zhvillimeve dhe ndryshimeve sociale të kohës kur jetoi. Në veprat e tij zbuloi kontradiktat që solli revolucioni industrial dhe divergjencat mes klasave të ndryshme sociale. Ai lëvroi romanin social. Tipare të veprës së tij janë: kundërvënia e heronjve pozitivë ndaj atyre negativë, fundi i lumtur i romaneve dhe rrëfimi me karakter moral. Në veprat e tij vihet re realizmi i ashpër dhe përshkrime të gjera sentimentale të jetës së qyteteve të mëdha industriale (“Klubi Pikuik” (1836), “Aventurat e Oliver Tuistit” (1838), “David Koperfild” (1850), “Kohë të vështira” (1854), \të mëdha (1860-1861) etj.). Anton Çehovi (1860-1904)Mjeshtër i novelistikës botërore dhe përfaqësues i shquar i dramës evropiane. Tregimet e tij të shkurtra me përmbajtje psikologjike kanë stil të thjeshtë e humor të trishtë. Në to ai trajton probleme aktuale, si shfrytëzimin e fshatarëve, jetën e mjeruar të proletariatit dhe çekuilibrin e intelektualëve. Ndjenja e realizmit është e gjallë tek ai. Në veprat e tij shfaqet dëshira për progres e tipit pozitivist, intuita e vetmisë njerëzore dhe një shqetësim i hollë intim i personazheve. Dramat paraqesin konfliktin e brendshëm mes fantazisë dhe veprimit praktik (“Pulëbardha” (1896); “Xha Vanja” (1897); “Kopshti i qershive” (1903) etj.). Nikolaj Gogol (1809-1852)Tregimet, përrallat, novelat dhe romanet e tij kanë në qendër jetën patriarkale, trimërinë e kozakëve të moçëm, legjendat kombëtare etj. Vëzhgues i thellë dhe artist gjenial, ai tregon fytyrën e vërtetë të Rusisë ortodokse e cariste. Në komedinë “Revizori” ai tregon anët negative të administratës ruse dhe në romanin me famë botërore “Shpirtra të vdekur” pasqyron jetën shoqërore të epokës së reformave.Ivan S. Turgenjev (1818-1883)Turgenjevi jetoi jashtë Rusisë dhe është shkrimtari rus me frymën artistike më perëndimore.Në romanin e tij “Etër dhe bij” (1862) ai paraqet konfliktin mes brezave. Ai përpiqet të kuptojë e të motivojë arsyet psikologjike sociale të pozicionit konservator të etërve dhe të atij rebel të bijve.Leon Tolstoi (1828-1910)Prirja e rrëfimit realist vazhdoi në vendet ku zhvillimi kapitalist ishte më i prapambetur. Kjo është arsyeja e realizmit romantik te Tolsoi në romanin historik “Lufta dhe paqja”, 1869. Me Dostojevskin dhe Tolstoin, romani fitoi një kuptim mirëfilli filozofik, u ngrit në lartësinë e epopesë dhe të tragjedisë, dhe zbuloi jetën ruse me të gjitha karakteristikat e saj.  Çarls Dikens në Nju Jork më 1867 Karikaturë e Leon Tolstoit141
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147