Page 144 - Demo
P. 144
Studim teksti 1. Tregoni disa nga kushtet historike dhe shoqërore që ndikuan në lindjen e rrymës së realizmit.2. A është realizmi produkt i një përvoje të gjatë artistike?3. Ku dallojnë natyralizmi, realizmi dhe realizmi kritik në qëndrimin e tyre ndaj realitetit?4. Ku ndryshon realizmi i vërtetë nga notat realiste që shfaqen dhe bëhen pjesë e rrymave të tjera? Ilustrojeni këtë me shembuj nga romantizmi dhe realizmi.5. Çfarë shënojnë romanet e Zolasë dhe pse natyralizmi “akuzohet” për personazhe pa shpirt?6. Flisni për tiparet kryesore të rrymës realiste.7. Diskutoni mbi heroin realist dhe karakteristikat e tij. Krahasojeni me heroin klasik e romantik.8. Analizoni përmasën që merr kjo letërsi prej autorëve të saj përfaqësues.9. Si gërshetohen notat romantike në realizmin dhe elementet historike të Tolstoit?10. Në ç’formë vjen tregimi psikologjik i Çehovit? Po vetitë e narracionit te Dikensi?11. Vlerësoni pasurinë e zhanreve të kësaj periudhe, duke u ndalur në madhështinë e gjinisë së romanit. Gjinitë dhe llojet letrarePër realistët, novela dhe romani qenë gjinitë më të përshtatshme për të paraqitur tablonë e gjerë artistike të shoqërisë. Ata krijuan forma të reja letrare sipas problematikës së trajtuar. Gogoli, Tolstoi, Çehovi krijuan forma të reja të romanit dhe të tregimit. Ndërtimi i veprave të tyre iu përshtat kushteve dhe karakteristikave të jetës që pasqyruan. Në romanin realist, “zbulimi i së vërtetës” bëhet nëpërmjet analizës me tone të sakta përshkruese dhe jo lirike. Proza realiste qe një risi, sepse shfaqi një faqe tjetër të realitetit, zbuloi dinjitetin e përditshmërisë dhe i dha përparësi çdo qenieje njerezore e ngjarjeje. Për realistët gjithçka ishte e përshtatshme për një paraqitje serioze dhe tragjike: çdo gjë që i takon jetës, mund të shndërrohej në vepër arti. Në veprat e tyre fitojnë dinjitet fshatarët, koprracët, nëpunësi meskin, shërbëtorja, i alkoolizuari, peshkatari etj. Drama realiste u shfaq në fund të shek. XIX si kundërpërgjigje ndaj dramës romantike. Ajo solli një koncept ndryshe për skenën dhe dekorin. Dramaturgët nuk imitonin realitetin, por ngjarja bëhej e besueshme për shkak të ngjashmërisë së asaj që ndodhte në jetë me atë që paraqitej në skenë. Protagonisti i dramave nuk ishte më një personazh historik ose mitologjik.Dramaturgë realistë ishin Andre Antuan (1858-1943), Henrik Ibsen (1828-1906), Anton Çehov, (1860-1904), Xhorxh Bernard Shou (1856-1950), Xhovani Verga (1840-1922) etj. Gustav Kurbe,\ H. Domie, \tretë\142

