Page 145 - Demo
P. 145
Honore dë BalzakJeta dhe vepraBalzaku konsiderohet si krijuesi i romanit social. Piktor i zakoneve dhe mjeshtër i përshkrimit të shoqërisë franceze, ai bën një hetim të gjerë të tipave. Ai i ekzaminon ata nga jashtë (nëpërmjet gjesteve, veprimeve, zakoneve) dhe zbulon thellësisht shpirtin e tyre. Qëllimi i tij nuk është analiza e përgjithshme e shoqërisë, por e tipave njerëzorë në individualitetin e tyre. Vëmendja e tij ndaj realitetit, në periudhën kur romantizmi ishte në kulmin e lulëzimit, shënoi një risi të vërtetë letrare, rezultat i së cilës qe realizmi në Francë dhe Evropë. Honore dë BalzakHonore dë Balzak lindi më 20 maj 1799, në një familje borgjeze në Tur (qytet i artit dhe i historisë, në perëndim të Francës). Autori kaloi një fëmijëri të palumtur. Deri katër vjeç jetoi në shtëpinë e dados, më pas në një pension (rreth dy vjet) dhe deri në moshën 14-vjeçare, në një kolegj në Vendomë. Gjëja më e trishtuar ishte se gjatë kësaj kohe e takoi të ëmën vetëm dy herë. Gjatë studimeve në kolegj nuk u shqua për ndonjë dhunti të veçantë, përveç faktit që lexonte çdo libër të bibliotekës. Studioi drejtësi në Paris (në universitetin e Sorbonës), ku u pasionua pas leksioneve të filozofisë. Për pak kohë punoi si ndihmës i një noteri. Në moshën 20-vjeçare vendosi të bëhet shkrimtar. Veprat e tij të para (tragjedia “Kromuell” dhe romani “Steni”) kaluan pa u vënë re. Veprat e dhjetëvjeçarit të parë të karrierës së tij si shkrimtar nuk patën sukses. Ato përfshijnë rreth 30 romane aventureske e tregime me temë historike, fantastike e komike, të botuara me pseudonime të ndryshme (Lord Er’Hon, Horas de Sent-Obin etj.). Në vitin 1825, ai u fut në botën e biznesit të botimeve, por falimentoi dhe vendosi t’u kushtohej botimeve serioze. Viti 1830 shënoi sukseset e para të Balzakut. Romani i parë i nënshkruar me emrin e vet, “Shuanët”, u vlerësua shumë nga publiku, po kështu edhe romanet “Fiziologjia e martesës” dhe “Skena të jetës private”. Puna si gazetar e futi në jetën parisiane, ndërkohë që njohja me Hygoin dhe frekuentimi i aristokracisë qe shumë stimulues për të. Balzaku ndryshoi mënyrën e jetesës dhe filloi të jetonte në një luks të tepruar. Ai nënshkroi kontrata me botues të ndryshëm, duke u kërkuar paradhënie. Në denoncimin që i bën pushtetit të parasë në shoqëri, përshkruan edhe përvojën personale. Shkrimi i romaneve ishte e vetmja mënyrë për të rritur nivelin e jetesës që puna e gazetarit s’ia jepte. Armand Kerua, \e Oratorisë në Vendomë\143

