Page 146 - Demo
P. 146


                                    Emri i tij u bë i njohur në qarqet letrare, por famën e arriti me botimin e romanit “Lëkura e shagrenit” (1831). Gjatë viteve 1831-1832, ai shkruante një tregim çdo pesëmbëdhjetë ditë (dhe çdo gjë që mendonte se mund ta bënte të pasur më shpejt se romanet si: monografi, komedi, artikuj, broshura, deklarata). Më 1833 njohu baroneshën polake tridhjetëvjeçare Evelinë Hanska. Kjo marrëdhënie e re, që vazhdoi deri në fund të jetës, ndikoi shumë pozitivisht tek autori. Pas botimit të plotë të veprave në 16 vëllime (1841), ku shfaqen personazhe të tipave dhe të mjedisive të ndryshme, Balzakut i lindi ideja e një vepre gjithëpërfshirëse, tablo unike e shoqërisë njerëzore. Kështu lindi “Komedia njerëzore”, një afresk i jetës së njerëzve të periudhës së kohës dhe thuajse një kundërvënie ndaj veprës “Komedia hyjnore” të Dantes. Plani i saj, që përfshinte 135 romane (85 të mbaruara dhe 50 të skicuara) ku secili ruante plotësinë e tij, përfundoi më 1845. Ai shkroi 96 romane gjithsej.Jeta e Balzakut i ngjan jetës së personazheve të romaneve të tij. Ai ngrihej në mesnatë dhe shkruante deri në mesditë, duke pirë kafe pas kafesh. Flinte shumë pak. Shkruante shpejt e me rrëmbim dhe pastaj ripunonte gjithçka nga fillimi. Në vitet 1848-1849 nuk krijoi asnjë vepër të re. U nda nga jeta më 18 gusht 1850 në Paris nga apopleksia, pas një agonie të gjatë, 6 muaj mbasi ishte martuar me Evelinë Hanskan. Shtëpia e Balzakut \\e pasioneve, e fatkeqësive të aristokracisë dhe borgjezisë franceze. Aty shfaqet pushteti shkatërrues e çoroditës i parasë, heronjtë pa emër të shoqërisë borgjeze: interesi material, pasuria. Balzaku analizoi shoqërinë borgjeze, mjedisin (parisian e provincial), karakteret, forcën e pasionit gllabërues të parasë. Ai përshkroi mjedise, personazhe, zakone që ndërthuren me fatin e njeriut dhe zbuloi pangopësinë për fitime, dëshirën për t’ia arritur qëllimit me çfarëdolloj mjeti, mungesën e virtytit.  Struktura“Komedia Njerëzore” (1842) është e organizuar si një lloj “hierarkie piramidale”. Në bazë të saj ndodhet grupi i studimeve të zakoneve, më sipër është grupi i studimeve filozofike, dhe në majë, veprat e projektuara të studimeve analitike. Balzaku ka thënë se njeriu krijohet sipas rrethanave ku zhvillohet aktiviteti i tij. Ndryshimet mes ushtarit, punëtorit, avokatit, marinarit, të varfrit etj., janë po aq të dukshme sa ato mes ujkut, luanit, korbit.Struktura e veprës “Komedia njerëzore”Skica mbi zakonet e shekullit XIXSkica filozofike Skica analitikeJeta private Jeta krahinore Jeta parisiane Jeta fshatare Jeta politike Jeta ushtarake“Koloneli Shaber” “Gobsek”“Xha Gorioi”“Evgjeni Grande”“Iluzionet e humbura”“Kushërira Bet딓Kushëriri Pons”“Mjeku i fshatit”“Zambaku i luginës”“Fshatarët”“Një çështje e errët”“Shuanët\ “Lëkura e shagrenit” “Mistere të vogla të jetës bashkëshortore”144
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150