Page 147 - Demo
P. 147
Në komedinë njerëzore, Balzaku paraqet jetën përmes librave. Romanet lidhen me njëri-tjetrin nga personazhe, të cilat nga vepra në vepër përshkojnë fazat e karrierës së tyre. Bota e krijuar në libra të lë përshtypjen e shoqërisë reale, të vetë jetës. Teknika e rikthimit të personazhit lejon që të ndiqet zhvillimi i tij në momente të ndryshme të jetës. Funksioni narrativ i teknikës përforcon raportin mes funksionit dhe realitetit. Lexuesi nuk i humb personazhet “e tij” në fund të leximit të një romani, por i rigjen në aventura dhe situata të reja. Jeta e tyre vazhdon kështu edhe në intervalin nga njëri roman në tjetrin. Me personazhet e veprës “Komedia njerëzore”, janë ndërtuar fjalorë dhe biografi. E para është ajo e Rastinjakut, e hartuar për shaka nga vetë Balzaku. Në të është rindërtuar pjesa e patreguar në veprat e ndryshme, ku të duket sikur ekziston një jetë reale jashtë asaj romaneskes. Rikthimi i personazheveRomani “Gobseku” \shagrenit\“Xha Gorioi”“Iluzionet e humbura”“Evgjeni Grande”\Biroto\\në turbullirë\\Nysingen\\kurtizaneve\PersonazhiAnastasiaDelfina Rastinjakunoteri Ruzhinzonja BoseanVotreni Idetë dhe tematikaBalzaku është piktori i zakoneve dhe i shoqërisë franceze të Restaurimit dhe të Monarkisë. Hetimi i gjatë i karaktereve të ekzaminuara nga jashtë nëpërmjet gjesteve, veprimeve e zakoneve, zbulon thellësisht shpirtin e tyre. I vëmendshëm ndaj realitetit, ai nuk bën një analizë të përgjithshme të shoqërisë, por shqyrton tipa njerëzish në individualitetin e tyre. Vëmendja e tij për realitetin e epokës së romantizmit, shënoi një risi letrare që i dha frytet me realizmin, në Francë dhe në gjithë Evropën. Rëndësia dhe madhështia e Balzakut qëndron jo vetëm në numrin e madh të veprave origjinale (thuajse 100 tituj), por mbi të gjitha në krijimin e karaktereve, në forcën e personazheve me një ide fikse dhe në saktësinë e përshkrimeve. Analiza shkencore dhe studimi i ftohtë i mjediseve shoqërore, ku bota e sendeve dhe bota shpirtërore janë në unitet mistik dhe harmonik mes tyre, krijon të ashtuquajturin realizëm vizionar. Balzaku mendonte se rrobat që veshin njerëzit ruajnë gjurmë të fatit të tyre. Tipi dhe personazhiPër shkak të rikthimit të personazheve në veprat e tjera, Balzaku kërkon të shmangë që disa prej tyre të bëhen tepër “tipa” dhe pak “personazhe”. Në një vepër aq të madhe, ku figurat janë motiv për gjykim moral, ekziston rreziku i tipizimit të tepruar. Prezantimi në vepra të tjera dhe në periudha të tjera shërben për ta bërë karakterizimin e tyre më pak mekanik: “vajzat e këqija” të xha Gorioit, Anastasia dhe Delfina, janë më pak sipërfaqësore dhe më pak mizore në romanet e tjera (“Iluzionet e humbura”, “Shtëpia Nysingen”). Disa kritikë mendojnë se krijimi i tipave është një nga kufizimet e teknikës Qëndrimet romantike të Balzakute pasurojnë realizmin e tij gjithë imagjinatë, sepse:1. personazhet janë të jashtëzakonshme në të mirë e në të keq; 2. i jep artit një qëllim moral; 3. i jep shkrimtarit funksion edukativ; 4. heronjtë kanë pasione të forta.tip – figurë stereotipe me karakteristika fikse dhe vlerë universale.personazh – person i përcaktuar mjaft mirë, i krijuar posaçërisht për një histori që zhvillohet në një ambient të caktuar.145

