Page 148 - Demo
P. 148


                                    kompozicionale të Balzakut dhe se personazhet e tij nuk janë universale: p.sh, për të treguar për një koprrac, thuhet është një harpagon dhe jo një Grande. Megjithatë ky individualizim i saktë i ndërtuar nëpërmjet përshkrimit të karakteristikave fizike, të banesës, të zakoneve e të shprehjeve është më tepër një zgjedhje individuale sesa një kufizim.Personazhet e Balzakut bëhen pre e pasioneve absolute, maniake. Ata sundohen nga një ide fikse, nga një pasion që në mënyrë progresive i zotëron derisa i shkatërron, bashkë me gjithçka kanë përreth. Këto personazhe nuk shohin dot përtej objektit të dëshirës së tyre. Janë të shumtë shembujt e vullnetit të tejkalimit të vetvetes dhe dëshirës së posedimit të përqendruar në një objekt, që çojnë drejt shkatërrimit të personazheve. Personazhi xha Gorioi Grande, Gobseku Evgjenia Beta Kloe Objekti vajzat ari (pasuria) Sharli gjendja sociale e ndryshme alkimiaNdjenja dashuria atërore kurnacëria dashuria zilia/xhelozia alkimia Personazhe të krijuara nga BalzakuNë dramat dhe romanet e Balzakut gjallojnë dy mijë personazhe, secili me historinë e tij të papërsëritshme. Të gjitha personazhet jetojnë në një shoqëri ku çdo gjë shitet e blihet dhe ka vetëm dy tipa njerëzish: mashtruesi dhe i mashtruari. Ai nuk bën analiza të ndërlikuara psikologjike, nuk bën shtjellimin kompleks të botës shpirtërore të individit, por përqendrohet në pasionin kryesor të heroit. Ai vendos personazhe tipike në rrethana tipike për ta bërë më të besueshme veprimtarinë e tyre në ndeshje me realitetin shoqëror e jetësor.“Gobsek” (1830)Ngjarjet e novelës (mbi rolin e parasë në shoqërinë kapitaliste) lidhen me fajdexhiun Gobsek, koprrac e spekulator, figurë shprehëse karakterizuese e shoqërisë borgjeze. “Shuanët” (1829)Roman historik, trajton shtypjen e kryengritjes së shuanëve nga republikanët (1799) dhe dashurinë e komandantit të shuanëve, Montoran me spiunen Mari dë Vernej. “Lëkura e shagrenit” (1831)Rafaeli humbet në kumar dhe mendon të vrasë veten. Në një dyqan antikuarësh blen një lëkurë magjike prej shagreni që i realizon pronarit çdo dëshirë. Për çdo dëshirë të plotësuar jeta e tij shkurtohet, ashtu siç zvogëlohet edhe lëkura. Lëkura i përmbush lakminë për pasuri dhe dashurinë për Polinën, ndërkaq shëndeti i përkeqësohet dhe vdes. Gobsek146
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152