Page 149 - Demo
P. 149
“Evgjeni Grande” (1833)Ky është romani i parë i madh i Balzakut dhe më i famshmi. Në të ai tregon historinë e pasanikut Grande, i cili është pasuruar gjatë revolucionit të vitit 1789. Ai nuk shpenzon para dhe e detyron familjen të jetojë në varfëri. Vajza e tij, Evgjenia dashuron kushëririn e saj, Sharlin, i cili niset për në Indi me paratë e saj. Pas vdekjes së babait, Evgjenia e pasur, e lirë dhe e zhgënjyer nga martesa e Sharlit, vendos të martohet. Shumë shpejt ajo mbetet e ve dhe bën vepra bamirësie. “Zambaku i luginës\Kontesha dinjitoze Mortsauf, me një rini të trishtuar dhe martesë zhgënjyese, refuzon dashurinë e të riut Vandenese dhe e gjen gëzimin te dashuria dhe kujdesi për fëmijët e saj. “Iluzionet e humbura” (1837-1843)Vepra përbëhet nga tri tregime (“Dy poetët”, “Një provincial në Paris”, “Vuajtjet e shpikësit”) dhe dy protagonistë (David Seshar dhe Lysien Shardon). Ata, të ndjekur nga fati i keq dhe nga shumë peripeci, ndihmojnë njëri-tjetrin në momente dëshpërimi. Realiteti francez në veprën e BalzakutBalzaku e paraqiti historinë e zemrës njerëzore në imtësi, të plotësuar në të gjitha anët e saj: jo fakte imagjinare, por ajo që ndodhte kudo. Në veprën e tij paraqitet shoqëria borgjeze në të gjitha aspektet e saj. Mjediset dhe profesionet përfaqësohen me tipa të veçantë, karakteristikë. Nuk ka situatë, fizionomi, karakter mashkullor ose femëror, mënyrë jetese, profesion, zonë sociale, vend të Francës, momente nga fëmijëria, pleqëria, mosha e pjekurisë, politika, drejtësia apo lufta, që nuk zë vend në veprën “Komedia njerëzore”. Balzaku përshkruan një shoqëri ku paraja është çdo gjë, lakmia për pasuri e fuqi zëvendëson çdo zotësi, bukuri e virtyt dhe bota udhëhiqet nga spekulimet, interesi, gënjeshtra, mashtrimi, mungesa e skrupujve, egoizmi, grabitja. Ai paraqet jetën politike, shoqërore, shtypin dhe fenë. Gazetarinë e quan shkolla e gënjeshtrës. Balzaku përshkruan më shumë zakone e mjedise sesa karaktere.Roli i intelektualëve në shoqëriPavarësisht bindjeve të tij politike dhe fetare (ishte monarkist dhe besimtar katolik), ai e paraqiti realitetin ashtu siç ishte. Në lidhje me këtë fakt, Balzaku thotë se “nuk është fajtor autori, nëse gjërat flasin vetiu”. Balzaku besonte në mundësitë e pakufishme të njeriut, në shpëtimin e shoqërisë nga angazhimi i intelektualëve: mjekët e talentuar dhe besnikë të kauzës së tyre, shkrimtarët e palodhur, gjykatësit e ndershëm dhe të pakorruptueshëm. Muze i gjallë i një shekulliParaqitja realiste e shoqërisë franceze dhe zakoneve të saj në formë kronike, vit pas viti, ngjalli interesin e Marksit që citoi shumë figura nga veprat e Balzakut në veprën e tij “Kapitali”. Engelsi e quante “Protokollist të shoqërisë borgjeze”. Për nga gjerësia dhe larmia, vepra e Balzakut e bëri romanin francez dhe atë evropian një pasqyrë të vërtetë të realitetit të shoqërisë së kohës. Ai e ngriti veprën e tij në majën më të lartë të realizmit kritik evropian të shek. XIX. Krijoi me zotësi karaktere tipike për të depërtuar në thelbin e problemeve shoqërore dhe për të dhënë njëkohësisht një mori hollësirash të sakta, mbi të gjitha anët e jetës. Viktor Hygo ka thënë se “jeta e tij ishte e mbushur më shumë me vepra sesa me ditë”, ndërsa vetë Balzaku e konsideronte veten “sekretar i historisë”, “kronist i shek. XIX”.147

