Page 150 - Demo
P. 150


                                     Mendimi kritik për BalzakunBalzaku, mjeshtër i realizmit evropian ndikoi fuqishëm në zhvillimin e letërsisë realiste, natyraliste, pasnatyraliste në Francë dhe jashtë saj. Bashkëkohësit e kritikonin Balzakun si “pre e veprave të tij” dhe se ai “nuk dinte t’i mbizotëronte e drejtonte veprat e tij”. Admirohej nga poetët (Bodler) dhe ishte pikë referimi për narratorët që e konceptonin romanin si afresk madhështor të një epoke poliedrike (Zolai, Tolstoi, T. Man, Prust, Dostojevski, Verga etj.). Mbas vlerësimit nga I. Taine, rilindi interesi për veprën e Balzakut edhe nga studiuesit e nga kritika. G. Lukas e konsideron Balzakun themelues dhe model për “realizmin kritik”. Ashtu si Bodleri, Prusti dhe Auerbahu, edhe kritika bashkëkohore vlerëson te Balzaku ato që bashkëkohësit i konsideronin si të meta: mungesën e masës, kaotizmin e strukturës dhe teprinë e dimensioneve përshkruese të tij. R. Bart ka hedhur hipotezën kritike për romanin balzakian si “roman absolut” i çuar deri në ekstrem të mundësive të tij.  Balzaku me personazhet gra të 30 VITEVEQÁE½UANDREJTLAVDISÁLITOGRAßEperiudhës së Balzakut)Realizmi atmosferikPër atë, çdo hapësirë shndërrohet në një atmosferë morale dhe të ndjeshme ku brumosen peizazhi, shtëpia, mobiliet, orenditë, veshjet, trupat, karakteri, sjellja, ndjenja, veprimi dhe fati i njerëzve, në të cilën situata historike e përgjithshme nga ana e saj duket si një atmosferë e plotë që përqafon të gjitha hapësirat e veçanta të jetës.E. Auerbah Risitë e Balzakut dhe tipare thelbësore të krijimtarisë së tij1. Romani social: vërtetësia dhe besueshmëria e personazheve lidhen me tiparet sociale, mjedisin ku ato jetojwnë, raportet dhe problemet shoqërore.2. Realizmi atmosferik: dimensioni social i protagonistëve paraqitet nëpërmjet përshkrimit të elementeve të jashtme e objektive.3. Panoramë e plotë e shoqërisë: Balzaku (çmitizues dhe akuzues i vlerave borgjeze) pasqyron shoqërinë me mekanizmat që e vënë në lëvizje (paraja, pushteti, përfitimi, akumulimi), bën përshkrime të pashtershme të mjedisit (situata, biznese, mashtrime, ngjarje familjare), krijon personazhe tipike (emblematike dhe përfaqësuese të qëndrimeve dhe sjelljeve). 4. Karakteri ciklik i veprës: personazhet rimerren në korrelacione mes tyre në romane (dëshira për të paraqitur larminë e tipave njerëzorë nëpërmjet analizës filozofike dhe sociale krijon qindra personazhe “në konkurrencë me gjendjen civile”). Rastinjaku pas varrimit TÁXHA'ORIOITSßDONSHOQÁRINÁparisiane: \DOTÁßTOJÁUNÁAPOTIé148
                                
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154