Page 152 - Demo
P. 152
Kjo vepër, histori e dashurisë së pakufishme atërore, dramë e atësisë, u shkrua brenda 25 ditësh. Pas botimit në revistë, vepra u botua si libër në vitin 1834. Publiku dhe kritika e pritën me entuziazëm. Vlera e romanit qëndron në analizën e personazhit dhe në strukturën e tregimit. “Xha Gorioi” është pjesë e një trilogjie bashkë me “Iluzionet e humbura” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve”. Romani konsiderohet si gur themeli në krijimtarinë e Balzakut. Ai është sintezë e poetikës balzakiane dhe përshkruan një situatë të caktuar nëpërmjet deshifrimit të shenjave të realitetit me një narracion realist. Romani interpreton raportet komplekse të shkaqeve (idetë, obsesionet, pasionet) me pasojat (sjelljet, gjendjen). Te kjo vepër, Balzaku e kuptoi se të gjitha romanet e shkruara deri në atë moment nuk ishin gjë tjetër, veçse copëzat e një mozaiku në përpunim e sipër që do të plotësohej me romanet e ardhshme. Romani mund të interpretohet si drama sociale në xhunglën parisiane. Xha Gorioi ndien dashuri shumë të madhe për dy vajzat e tij, Anastasia dhe Delfina, dhe për t'u siguruar një jetë më të mirë, bën shumë sakrifica. Ai i marton të bijat me burra të rangut të lartë, por ato nuk u qëndrojnë besnike dhe thurin intriga. Dy motrat tregohen egoiste dhe meskine me babanë e tyre, tek i cili shkojnë vetëm për ta zhvatur. Ndërkohë, ai për të mbuluar mashtrimet e të bijave, përfundon në varfëri. Xha Gorioi vdes i privuar nga gjithçka, edhe nga dashuria e të bijave. Temat dhe linjat e romanitNjë i ri arrin në Paris me shpresa shumë të mëdha, të cilat vetëm ai që nuk ka lindur në një qytet të madh mund t'i kuptojë. Balzaku e ka treguar shumë herë këtë histori, madje mund të thuhet se ai ka treguar vetëm këtë histori. Nga mospranimi dhe/ose përjashtimi i provincialit në qytet, ka lindur e gjithë “Komedia Njerëzore”. Romani ka strukturë polifonike ku temat e tij (familja, karriera dhe realizimi i saj) zhvillohen në disa linja të lidhura mes tyre. 1. Tema e familjes shtjellohet nëpërmjet historisë së marrëdhënieve të xha Gorioit me të bijat dhe përshkrimit të imoralitetit të familjeve Dë Resto dhe Nysingen. 2. Tema e ngjitjes sociale (e karrierës) shtjellohet nëpërmjet ngritjes së Rastinjakut në shoqërinë e lartë i ndihmuar nga de Bosean dhe dë Nysingen. Përgjatë romanit Rastinjaku bisedon me tri personazhe që përfaqësojnë tri filozofi të ndryshme të menduari dhe sjelljeje. Nëpërmjet bisedave të tyre dalin tri alternativat e mundshme për realizimin e pikësynimeve në jetë: ANALIZË E VEPRËSXha Gorioi Xha Gorioi Honore Dë Balzak150

