Page 153 - Demo
P. 153
1. dhuna – Votreni i propozon rrugën e krimit (vrasjen e vëllait të Viktorinës, sepse “në shoqërinë e lartë nuk mund të lëshohesh si bombë, por duhet të depërtosh në të si epidemi”). 2. puna e ndershme – Bjanshoni, shoku i tij mjek, i tregon rrugën më të ngadaltë drejt suksesit. 3. cinizmi (arrivizmi) – Vikontesha de Bosean e këshillon që të heqë dorë nga idetë romantike mbi dashurinë, fisnikërinë, nderin, dinjitetin. Rruga që zgjedh Rastinjaku. PersonazhetZhan Zoashen GorioIsh-bukëpjekës i suksesshëm, jeton në pensionin Voker ku e ironizojnë, e quajnë: krijesë, kalë kusuresh, mjeran, i mbaruar. Ai i do vajzat e tij me një dashuri të pastër, madhështore, aq sa ai e harron krejtësisht veten. Ndjenja atërore e Gorioit pështjellohet si nga pasojat shkatërruese të pasionit maniak, ashtu edhe nga rregullat e një shoqërie ku paraja mposht gjithçka. Gorioi është baba po aq sa martirët e mëdhenj janë të krishterë. Eugjen RastinjakRastinjaku është personazhi i përhershëm i Balzakut dhe shfaqet në disa romane. Një student i varfër me prejardhje fisnike nga jugu i Francës ai hyn në roman me ndjenja fisnike dhe ëndërron për një punë të fituar me djersë. Rastinjaku vjen në Paris me ambicien për të zënë një vend të denjë në shoqëri dhe fillon të bëjë një jetë elegante edhe pse nuk ka para. Ai është hallkë lidhjeje mes xha Gorioit dhe shoqërisë mondane ku bëjnë pjesë bijat e Gorioit. Ai e refuzon propozimin e Votrenit për t’i larë duart me gjak. Kushërira e tij, vikontesha de Bosean i thotë se sekreti i suksesit të shpejtë në shoqëri është cinizmi, fshehja e ndjenjave të vërteta dhe mungesa e mëshirës. Arrin t'i fitojë zemrën njërës prej vajzave të Gorioit. Në fund të romanit, mjedisi i korruptuar e ndryshon edhe atë. VotreniBalzaku e paraqet atë si dukuri shoqërore të epokës: tip i gëzueshëm, cinik që i bën për vete njerëzit dhe fiton besimin e tyre. Ai e ka kuptuar si funksionon bota dhe përpiqet të shfrytëzojë rastin. Zbulohet që ai është një ish i dënuar, një kriminel ordiner që ka ndryshuar emrin dhe e arrestojnë. Studim teksti 1. Shpjegoni tematikën e romanit “Xha Gorioi”.2. Ky roman është pjesë e një trilogjie. Cilat janë dy veprat e tjera që bëjnë pjesë në të?3. Flini për strukturën, temat dhe linjat e romanit. 4. Mjaft i rëndësishëm te kjo vepër është dhe pikëvështrimi. Syri balzakian fotografon dhe përshkruan situata që duken mjaft të njohura për ne. Pse ndodh kështu dhe cilat janë ato? 5. Jepni dallimet midis mentaliteteve familjare dhe sociale që ndeshen në këtë roman.6. Si pasqyrohet shkollimi filozofik i autorit me filozofinë e jetës së Rastiniakut? A ju zhgënjen fundi i këtij personazhi?7. Pse Votreni shihet si dukuri shoqërore?8. Si gërshetohen te Gorioi biznesmeni dhe babai? Po njeriu i kohës? A është ky një personazh tipik në rrethana tipike, siç përkufizohen personazhet kryesore të Balzakut?9. Krahasoni personazhin e Xha Goriosë me atë të Mbretit Lir të Shekspirit dhe diskutoni se përse të dy ata konsiderohen personazhe fatkeqe. Rastinjaku dhe Votreni151

