Page 154 - Demo
P. 154


                                    Natyrisht, edhe kati përdhes i këtij pensioni familjar është caktuar për t’u dhënë me qira dhe përbëhet nga një e ndarë e ndriçuar prej dy dritareve që bien në rrugë; dhe ka si hyrje një derë me xham që shërben edhe si dritare. Ngjitur me këtë dhomë është salla e bukës, që e ndan nga kuzhina një shkallë me dërrasa katrore të lustruara, me ngjyra të ndryshme. Është vështirë të përfytyrosh diçka më të trishtuar se ky sallon i mobiluar me kolltukë e frone të veshura me një stole me qime kali1 e me vija të ndritura e të pandritura. Në mes është një tryezë e rrumbullakët mbuluar me mermer Shën-Anë2 me një servis kafeje prej porcelani të bardhë, zbukuruar me një vijë të artë përgjysmë të fshirë, që sot t’i sheh syri kudo. Kjo dhomë me dysheme mjaft të keqe është veshur rreth e rreth me dërrasa, gjer në gjysmë boje njeriu. Pjesa tjetër e mureve është mbuluar me një tapiceri letre, ku janë paraqitur skenat kryesore të “Telemakut”3 personazhet klasike të të cilit janë pikturuar me ngjyra. Te muri midis dritareve me grila, qiraxhinjtë soditin pikturën e gostisë që ka dhënë Kalipsoja4 për të birin e Ulisit. Ka dyzet vjet që kjo pikturë u jep shkas shpotive të të rinjve qiraxhinj, që pandehin se meritojnë një fat më të mirë, duke u tallur me drekën e mjerë që u shtron skamja. Oxhaku prej guri me vatrën gjithmonë të pastër, që dëshmon se aty ndizet zjarr vetëm në ditë të shënuara, është zbukuruar me dy vazo plot me lule DUWLÀFLDOHWsYMHWUXDUDTsNDQsYsQsQsPHVQMsVDKDWPXULSUHMPHUPHULtë kaltër, punuar fare pa gusto. Kjo dhomë mban një erë që s’ka fjalë ta shprehë e që duhet quajtur erë pensioni. Asaj i vjen era e një dhome të mbyllur prej kohësh, i vjen era myk, thartirë, të bën të ngjethesh, të ndiesh një lagështi që të hyn gjer në palcë; të duket si një sallë ku është ngrënë bukë; qelbet si han, si kazermë, si spital. Ndoshta ajo mund të përshkruhej vetëm në qoftë se shpikej një metodë për të matur të gjitha ndyrësitë që të kallin krupën, si erëra ballgami5 e sui generis6, të qiraxhinjve pleq e të rinj. E pra, me gjithë këto gjëra të neveritshme, po ta krahasonit atë me sallën e bukës, që është ngjitur, do t’ju dukej si një sallon elegant dhe erëkëndshëm, si një dhomëz e lezetshme pritjeje7. FRAGMENTPensioni i zonjës Voker1 Me qime kali, me çmim të ulët dhe i rezistueshëm. 2 Mermer gri me pika të bardha. 3 \Telemakut\Fenelonit (1651-1715).4 Nimfa e përmendur tek “Odisea” e Homerit që bëri që Uliksi të dashurohej me të dhe e mbajti shtatë vjet në ishullin e saj në Oxhixha. 5 Gjithë gëlbazë. 6 Tërësisht të veçantë. 7 Sallon privat. Rrëfimi i Balzakut në fillim është statik, pastaj bëhet dinamik. Romani, si një vepër e menduar mirë me thurje të bashkërenditur, e krijon veprimin nëpërmjet ekspozicionit. Përshkrimi i gjatë shpreh lidhjen e njeriut me mjedisin. Autori u jep rëndësi gjërave më imëta, sendeve më të vogla ku dallon një shenjë, duke zbuluar kështu psikologjinë e personazheve. Ngjarjet e romanit zhvillohen në pensionin Voker në fund të nëntorit 1819, ku jetojnë shtatë banorë. Në katin e dytë jeton Viktorina Tajfer me kushërirën e saj Kytyrin; në katin e tretë, nëpunësi Puare dhe Votreni; në katin e katërt, Mishono, Gorioi, Rastinjaku. Xha Gorioi, ish-bukëpjekës, jeton aty që nga viti 1813. Fillimisht banon në kat të dytë, në dhomën më të mirë, pas dy vitesh zhvendoset në kat të tretë ku nuk e ndez më zjarrin. Në fund të vitit të tretë, zbret në kat të katërt. Përshkrimi i zonjës Voker del nga ambienti ku ajo jeton, e cila nga ana e saj, sugjeron atmosferën morale dhe zakonet. Pisllëku, braktisja e këtij pensioni përmblidhen në figurën e saj femërore (realizmi atmosferik). Pasionet dhe interesat zbulohen sapo fillon veprimi i tensionuar.152
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158