Page 155 - Demo
P. 155


                                    Kjo sallë e veshur krejt në dru ka qenë zbukuruar dikur me njëfarë ngjyre që sot nuk dallohet e që formon një sfond, mbi të cilin zhuli ka hedhur VKWUHVDW H WLM QMsUsQ PEL WMHWUsQ GXNH NULMXDU ÀJXUD Ws oXGLWVKPHAty ndodhen bufe ku të ngjit dora dhe mbi to shishe uji të plasura, të vjetruara, rrethe teneqeje me zbukurime8, turra me pjata porcelani të trashë9, me buzë të kaltra, të fabrikuara në Turne10. Në një qoshe është vendosur një kuti me kaseta me numra, ku mbahen pecetat e qiraxhinjve të njollosura me vullanga vere ose krejt të ndyta. Këtu të zë syri nga ato mobiliet e pashkatërrueshme, që kanë dalë kudo jashtë përdorimit, po që janë vendosur aty si mbeturina të qytetërimit në spitalin e të pashëruarve11. Aty do të shikoni një barometër me kapuç, që del në shesh kur bie shi; piktura shumë të këqija që të mbyllin oreksin, të gjitha nëpër korniza druri të zi me vernik dhe me viza të praruara; një sahat muri me luspa të ngjitura në bakër; një shporet të gjelbër; llamba Argandi12, ku janë përzier pluhur e vaj bashkë, një tryezë të gjatë, mbuluar me mushama aq të trashë, saqë një qiraxhi i jashtëm, i djallëzuar13 mund të shkruajë aty emrin e tij, duke përdorur gishtin, frona shtrembaluqë; rrogoza për të fshirë këpucët në gjendje të vajtueshme, PHÀMHWsVKWKXUXUDTsV·NDQsWsVRVXUffSDVWDMPDQJDOOs14 të shqyer, me brima të hapura goje, me mentesha të shkatërruara, e që u është nxirë druri nga nxehtësia. Për të shpjeguar se sa të vjetruara janë këto orendi, të plasura, të kalbura, të shkallmuara, të ronitura, të gjymtuara, dorace, të verbuara, të çala, të vdekura e të pambuluara, duhej t’u bënim një përshkrim që do ta vononte shumë pjesën interesante të kësaj historie e që nuk do të na e falnin ata që nguten. Dyshemeja është plot vende të gërryera nga të fërkuarit ose nga të lyerit me bojë. Me një fjalë, këtu është mbretëria e mjerimit, ku s’ka vend për poezi15, një mjerim i kursyer, i përmbledhur16 i ronitur. Një mjerim që, megjithëse ende s’është zhytur në llum, është mbuluar me njolla, megjithëse s’ka as brima, as zhele, shpejt do të bëhet pluhur.Kjo dhomë është në shkëlqimin e saj të plotë17 aty nga ora shtatë e mëngjesit, kur maçoku i zonjës Voker shkon përpara saj, hidhet mbi bufetë, dhe u merr erë taseve me qumësht mbuluar me pjata, duke lëshuar atë gërhimën e tij mëngjesore. Sakaq duket vejusha e pispillosur me një shall prej tyli18SUHMNXLYDUHWQMsFXOOXIHÁRNsVKWsUUHPHWsYsQsNHTffHFsQGXNHKHTXUEUDQSDQWRÁDWHVKT\\HUD)\\W\\UDHSODNXUHEXOODÀTHnga mezi i së cilës del një hundë si sqepi i papagallit, duart e vogla e të ngjallura, shtati rrumbullak e topolak si një mi kishe, gjoksi i plotë që përkundet, shkojnë në harmoni me këtë sallë, ku vajton fatkeqësia, ku është tulatur spekulimi19 dhe era e qelbur e së cilës nuk e zë aspak në JU\\Ns]RQMsQ9RNHU)\\W\\UDHIWRKWsVLQJULFDWHSDUDWsYMHVKWsVV\\WsWsUsUUXGKDVKSUHKMDHWsFLOsYHNDORQQJDEX]sTHVKMDDUWLÀFLDOH20 e balerinave gjer në të vrenjturit e shëmtuar21 të fajdexhiut, me një fjalë tërë personi i saj pasqyron pensionin, ashtu si dhe pensioni nuk ka kuptim pa personin e saj22. S’ka burg pa gardian dhe as që mund të merret me mend njëri pa tjetrin. Dhjamët23HNDOEXUWsNsVDMÀVQLNHMHsVKWsIU\\WLLJMLWKsNsVDMjete, ashtu siç është tifoja pasojë e erërave që përhapen nga një spital. )XQGLLVDMSUHMOHVKLWsWKXUXUTssVKWsPHLJMDWsVHIXQGLLSRVKWsPSUHMFRKHWsYMHWsUHTsLNDGDOsSDPEXNXQJDWsoDUDWHVWRÀW24, shpreh në mënyrë përmbledhëse sallonin, dhomën e bukës, kopshtin, paralajmëron 8 Me njolla, me hulli. 9 Të lirë. 10 Qytet në Belgjikë i famshëm për artizanatin e qeramikës. 11 Spital i famshëm i epokës për të sëmurët rëndë, të pashpresë dhe për pleqtë e varfër. 12 Llamba me vaj, e shpikur nga fizikani Argand. 13 Për të bërë humor.14 Ngrohës me prush për të ngrohur shtratin.15 Varfëri e paidealizuar, jo vetëm materiale, por edhe morale. 16 E perceptueshme në një vend.17 Me kuptim ironik.18 Copë shumë e lehtë dhe transparente me fije që thuren diagonalisht (e ka marrë emrin nga qyteti francez Tulle).19 Ku ka zënë vend kurnacëria.20 E detyruar.21 Shprehje e rëndë dhe mospërfillëse.22 Autori i referohet raportit kushtëzues mes individit dhe ambientit.23 Mbipeshë.24 Materiali mbushës.153
                                
   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159