Page 156 - Demo
P. 156


                                    kuzhinën dhe të jep të kuptosh që më parë se cilët janë qiraxhinjtë25. Me shfaqjen e padrones, tabloja plotësohet. Zonja Voker, një grua nja pesëdhjetë vjeç, u ngjan të gjitha grave që u kanë rënë fatkeqësi mbi kokë. Ajo ka sy të shpëlarë dhe pamjen e pafajshme të një kodosheje26gati të hahet në pazarllëk, që ta paguajnë sa më shumë27, po dhe gati -të bëjë çmos për të mos vuajtur në jetë, të spiunonte edhe Xhorxhin edhe Pishëgrynë28, sikur të vinte përsëri rasti për t’i spiunuar këta të dy. Megjithatë, është grua Zemërbardhë, thonë qiraxhinjtë e saj, që besojnë se s’ka pasuri kur e dëgjojnë të rënkojë e të kollet si dhe ata. Ç’kishte qenë =RWL9RNHU\ai pasurinë e tij? “I ranë fatkeqësira”, përgjigjej ajo. Ai qe sjellë keq me të dhe nuk i kishte lënë gjë tjetër veç lotëve që derdhte, këtë shtëpi që të rronte dhe të drejtën që të mos prekej nga asnjë fatkeqësi e të tjerëve, sepse, siç thoshte vetë, i kishte hequr në kokë të saj gjithë sa mund të heqë e të vuajë njeriu29.Honore De Balzak, Xha Gorioi, Përktheu Enver Fico, Tiranë 2000, f. 7-1025 Lë të kuptohet se si janë bujtësit e pensionit. 26 Rrufjane. 27 Këtu jepet pikëpamja e autorit.28 Dy personazhet thurën në vitin 1803 një komplot kundër Napoleonit. 29 Zonja Voker, i vlerëson bujtësit e pensionit vetëm nga paratë.Kuptim dhe shpjegim tekstiKu zhvillohen ngjarjet e këtij fragmenti?Çfarë hollësish ju bien në sy në paragrafin e parë? Po më tej?Ç’kuptim i jep përshkrimit shprehja: ...ka 40 vjet kjo pikturë që u jep shkas shpotive të ndryshmetë të rinjve qiraxhinj...?Analizë përmes shembujve Nga dallon mjedisi 1 nga salla 2? Ç’synon autori me përballjen e pamjeve të të dyja mjediseve? A i përfytyroni ato si t’i kishit para syve? Ç’tregon kjo?Si përshkruhet zonja Voker? Si vihen në funksion të zbërthimit të karakterit të saj detajet e dhomës? Si harmonizohen pamja e saj fizike, gjendja shpirtërore dhe atmosfera e mjedisit?A ka ironi në fjalinë: ..me një fjalë këtu është mbretëria e mjerimit...? Si e gërsheton Balzaku këtë mjet figurativ dhe komunikues për vërtetësinë e realitetit?Reflektim dhe vlerësim dijesh Balzaku shquhet për strukturën piramidale të kompozicionit. Si shfaqet kjo veçori në fragment? Diskutoni mbi aftësinë përgjithësuese të stilit balzakian. Ç’realitet shoqëror pasqyron ai përmes përshkrimeve që kalojnë nga njëri mjedis në tjetrin?Përmblidhni cilësitë e këtij mjedisi me një paragraf përshkrues.Fjala dhe përdorimi i saj Cilat pjesë të ligjëratës përdoren gjatë përshkrimit në paragrafin e parë?Gjeni shprehje që tregojnë rëndimin e jetës në pension.Perifrazoni mendimin e autorit për mjerimin në paragrafin 1.Shpjegoni formimin dhe kuptimin e togfjalëshit grua zemërbardhë.Detyra dhe këshilla Veçoni fjalë e shprehje të Balzakut që ju pëlqejnë më shumë dhe krijoni një minifjalor me to.Shikoni ndonjë dokumentar për jetën e kësaj kohe në Francë për të krijuar një ide se çfarë përshkruan autori në fragment.S T U D I M T E K S T I ë që u jep shkas shpotive të ndryshmee përbakjo?on të zendja tëria erealiteozicionit. Si shfaqet kjo veçori në fragment?akian. Ç’realitet shoqëror pasqyron airin?kmstë kostilit jedis ngraf përsparagrafin e parë?n.grafin 1.a zemërbardë më shumëkohe në Fra154
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160