Page 157 - Demo
P. 157
Rastinjaku u kthye menjëherë dhe pa konteshën veshur si koketë [...]1. Kur i mori dorën Maksimi2, që t’ia puthte, atëherë Eugjeni pa Maksimin dhe kontesha pa Eugjenin.– Ah, ju jeni zoti Dë Rastinjak! Gëzohem shumë që po ju shoh [...]. 3D SULWXU SsUJMLJMHQ H (XJMHQLW ]RQMD 's 5HVWR K\\UL ÁXWXULPWKLnë dhomën tjetër, duke lënë të valëviteshin kindat e penjuarit, që QJULKHVKLQ H XOHVKLQ VL NUDKsW H QMs ÁXWXUHff GKH0DNVLPL L UD SDVEugjeni, i inatosur, shkoi pas Maksimit dhe konteshës3. Që të tre u ndodhën kështu ballë për ballë në mes të dhomës së madhe të pritjes, karshi oxhakut. [...] Ajo u kthye nga Eugjeni dhe i hodhi atij një nga ato vështrimet e ftohta pyetëse që thonë në mënyrë aq të qartë: “Pse nuk shkoni?”, saqë njerëzit me edukatë dinë të thurin aty për aty nga ato frazat që duhen quajtur fraza lamtumire. Eugjeni mori një pamje të gëzuar e tha:– Zonjë, nxitohesha t’ju takoja se... I mbeti fjala përgjysmë. U hap një derë. Papritur u dha te pragu zotëria që ngiste kaleshinën4, ishte pa kapelë, nuk e përshëndeti konteshën, vështroi i shqetësuar Eugjenin, dhe i dha dorën Maksimit, duke i thënë: “Mirëdita”, me një shprehje vëllazërore që e çuditi shumë Eugjenin. Të rinjtë e provincës nuk e dinë se sa e ëmbël është jeta vetë i tretë5.– Zoti Dë Resto, – i tha kontesha studentit, duke i treguar të shoqin. Eugjeni bëri një përkulje të thellë.– Zotëria, – tha ajo duke vazhduar e duke i prezantuar Eugjenin kontit Dë Resto, – është zoti Dë Rastinjak, kushëriri i zonjës vikonteshë Dë Bosean nga Marsijakët, të cilin pata fatin ta takoja në ballon e saj të fundit. Kushëriri i zonjës vikonteshë Dë Bosean nga Marsijakët! Këto fjalë, që kontesha i tha gati me emfazë, nga ajo krenaria që ndjen një zonjë shtëpie kur provon se nuk e vizitojnë, veçse njerëzit e shquar, bënë një efekt magjik: konti u çel në fytyrë dhe përshëndeti studentin6.– Gëzohem shumë që ju njoha, zotëri, – tha ai. Edhe konti Maksim dë Trajë vështroi me shqetësim Eugjenin dhe ndërroi menjëherë qëndrim. Ky ndryshim, si me anën e një shkopi magjik7, që i detyrohej ndërhyrjes së fuqishme të një emri, hapi tridhjetë syza në trurin e meridionalit FRAGMENT Një djalosh pa përvojëRastinjaku po hedh hapat e parë drejt shoqërisë aristokrate. Megjithëse titulli i hap dyert e salloneve aristokrate, naiviteti i tij dhe mungesa e përvojës bëjnë që të gabojë rëndë, çka i kushton armiqësinë e konteshës Dë Resto dhe të bashkëshortit të saj. Gruaja nuk duron t’ia kujtojnë origjinën plebejane, aq sa e ka braktisur babanë e saj pa e vrarë mendjen për dhimbjen dhe poshtërimin që i ka shkaktuar atij. Fragmenti i sjellë, ekzemplar i realizmit sociologjik të Balzakut, prezanton ambientin e aristokracisë parisiane. Sofistikimi i jashtëm nuk e fsheh cinizmin dhe imoralitetin thelbësor të personazheve, në kontrast me pafajësinë e Rastinjakut. Përshkrimi i fragmentit mbështetet në bollëkun e mbiemrave, ndajfoljeve, serive sinonimike, krahasimeve që tërheqin vëmendjen e lexuesit për dinamikën e ngjarjeve. 1 Këtu Balzaku vazhdon me përshkrimin e veshjes së gruas.2 I dashuri i konteshës.3 Rastinjaku e bezdis konteshën në bisedën e saj me të dashurin. 4 Karrocë për shëtitje. 5 Autori ironizon zakonet e shoqërisë së lartë parisiane, ku bashkëshorti e toleron të dashurin e gruas dhe e pret “me një shprehje vëllazërore”. 6 Cilësimi si student, i referohet sidomos faktit që ai është një i ri i varfër pa para; Rastinjakun e poshtërojnë, sepse ai shkon në këmbë (me këpucët me baltë) dhe shkakton të qeshura shpotitëse e përbuzëse nga shërbëtorët, ndërsa Anastasia i lë të kuptojë hapur se dëshiron të qëndrojë vetëm me të dashurin e saj Maksim dë Trajë. Ai mbushet me urrejtje dhe betohet se do të ngadhënjejë mbi të. Rastinjaku, Maksimi dhe zonja Dë Resto155

