Page 158 - Demo
P. 158
dhe i ktheu atij gjithë mendjehollësinë. Një dritë e befasishme e bëri të shikonte kthjellët në atmosferën e shoqërisë së lartë pariziane, ende misterioze për të. [...]– Mos komandonte vaporin Hakmarrja daja i nënës suaj përpara vitit 1789?– Pikërisht.- Atëherë, ai ka njohur gjyshin tim që komandonte vaporin Varvik. [...] Me atë fuqinë mahnitëse që kanë gratë, ajo vuri buzën në gaz e tha:– Ejani, Maksim, kam një fjalë me ju. [...] Rastinjaku i dëgjonte që herë gajaseshin, herë bisedonin, herë SXVKRQLQff SR VWXGHQWL ÀQRN H NLVKWH PDUUs VKWUXDU PXKDEHWLQ PHzotin Dë Resto, i bënte lajka ose hapte me të biseda të gjata, me qëllim që ta shikonte përsëri konteshën dhe të merrte vesh se ç’lidhje kishte ajo me xha Gorionë8. […]– E di ti, e dashur, – i thirri asaj konti, kur hyri brenda, – se vendi ku banon familja e zotërisë nuk është larg nga Vertëji, buzë Sharantës. Daja i nënës së zotërisë dhe gjyshi im njiheshin.– Gëzohem shumë që jemi fqinjë, – tha kontesha me mendjen gjetkë.– Bile më tepër nga ç’e pandehni, – tha me zë të ulët Eugjeni.– Si? – pyeti ajo me interesim.– Po unë, – vazhdoi studenti, – pashë qëpari të dilte nga shtëpia juaj një zotëri që banon në një pension me mua, në një dhomë ngjitur me dhomën time, xha Gorionë. Me të dëgjuar këtë emër të zbukuruar me fjalën xha përpara, konti që po shkrepte urët, e hodhi mashën në zjarr, VLNXUW·LNLVKWHGMHJXUGRUsQGKHEURÀPsNsPEs– Zotëri, mund të thoshnit zoti Gorio! –WKLUULDL1sÀOOLPNRQWHVKDXzbeh, kur pa që i shoqi e humbi durimin, pastaj u skuq dhe dukej që s’dinte nga t’ia mbante; ajo u përgjigj me një zë që u përpoq ta bënte të natyrshëm, duke thënë si pa të keq.– S’ka njeri, të cilin ta donim kaq shumë... E preu fjalën përgjysmë, i hodhi sytë pianos, sikur t’i qe kujtuar një këngë, dhe tha:– Ju pëlqen muzika, zotëri!– Shumë, – u përgjigj Eugjeni, i skuqur e i turbulluar, tek mendonte se mos kishte bërë ndonjë budallallëk me brirë.– Këndoni? – pyeti ajo duke shkuar te pianoja e duke i mëshuar me forcë gjithë tastierës që nga do-ja e poshtme gjer te fa-ja e sipërme. Rrrrah!– Jo, zonjë. Konti Dë Resto vente e vinte nëpër dhomë.– Mëkatë që ju munguaka një mjet i fuqishëm suksesi. – Ka-aro, Ka-aa-ro, ka-a-a-a-ro, non du-bi-ta-re, – këndoi kontesha. Duke përmendur emrin e Xha Gorioit, Eugjeni kishte luajtur shkopin magjik, po kësaj here efekti ishte i kundërt me atë që kishin bërë fjalët: Kushëriri i zonjës Dë Bosean. Tani ai e ndiente veten si një njeri që kishte hyrë si i favorizuar në shtëpinë e një koleksionisti kuriozitetesh, ku, duke SUHNXUQJDSDNXMGHVLDQMsUDIWSORWPHÀJXUDWsVNXOSWXUXDUDUUs]RQposhtë tri-katër kokë të pangjitura mirë. “Hapu dhࣉ të futem!” – thoshte PHYHWH)\\W\\UDH]RQMsV'H5HVWRLVKWHHWKDWsHIWRKWsV\\WsHVDMLVKLQbërë indiferentë dhe nuk e shikonin më drejt studentin e pafat.– Zonjë, – tha ai, – ju keni për të biseduar me zotin Dë Resto, pranoni, ju lutem, nderimet e mia dhe më jepni leje...7. Metafora sugjeron idenë e ndryshimit të menjëhershëm në qëndrimin ndaj të riut dhe jep gjallëri e efikasitet. 8. Ai pa xha Gorioin në oborrin e vilës dhe e përmend. Xha Gorionë e vizitojnë rrallë dy dama të reja shumë të bukura. Bujtësit e pensionit mendonin se ato ishin të dashurat që e kishin zhvatur dhe e kishin katandisur në këtë gjendje të mjeruar (nuk e besonin se ato ishin vajzat e tij). Por të vërtetën për origjinën e Anastasias atij ia thotë kushërira e tij vikontesha De Bosean, e cila e këshillon që ai ta shfrytëzojë rivalitetin mes dy motrave. Delfinën nuk e pranojnë në shoqërinë e lartë dhe për një ftesë në shtëpinë e vikonteshës, ajo bën çdo gjë. Me t’u kthyer në pension, ai shpall se xha Gorioi është në mbrojtjen e tij. Nga takimi me Maksim de Trajë, ai e kupton se i duhet një gardërobë e re. U kërkon prindërve t’i dërgojnë para edhe pse për ata është shumë e vështirë ta plotësojnë tekën e tij.156

