Page 16 - Demo
P. 16


                                    Kuptim dhe shpjegim teksti1. A mund ta klasifikoni një tekst sipas llojit, vetëm nga ana e organizimit formal, pa e lexuar atë? Argumentoni përgjigjen, duke iu referuar teksteve të dhëna në librin e letërsisë. Po Jo2. Renditni disa lloje tekstesh që klasifikohen në grupin e teksteve në prozë. Shpjegoni karakteristikat për secilin lloj dhe nënlloj.3. Cilat janë tri llojet klasike të prozës? tregimi; _____________; _____________; 4. Përmendi tri novelistë të njohur. 5. A është lëvruar proza e shkurtër në letërsinë shqipe? 6. Nga leximet tuaja jashtëshkollore, në letërsinë botërore është shkruar më shumë në gjininë e tregimit, romanit apo novelës? Analizë përmes shembujve7. Analizë në grupeGrupi 1 Pasi të keni shpjeguar se çfarë janë përrallat dhe karakteristikat e tyre, analizoni elementet e përrallës “Mbreti dhe qerosi”. P.sh.: fabula, tema, personazhet etj.Grupi 2 Pasi të keni shpjeguar se çfarë janë mitet dhe karakteristikat e tyre, analizoni elementet e mitit të Prometeut. P.sh.: miti, tema, personazhet, gjuha etj.Grupi 3 Pasi të keni shpjeguar se çfarë janë fabulat dhe karakteristikat e tyre, analizoni elementet e fabulës së njohur “Milingona dhe brumbulli”. P.sh.: tema, personazhet, gjuha, mesazhet etj.Në verë, një milingonë shkonte nëpër ara, mblidhte kokrra elbi e gruri dhe i grumbullonte si ushqim për dimër. Një brumbull, që e pa, filloi ta vinte në lojë, duke i shprehur gjoja keqardhjen e vet, se po shpenzonte kohën, kur të gjitha kafshët e tjera e kishin lënë punën dhe po çlodheshin. Atë çast, milingona nuk foli... po kur pllakosi dimri dhe të korrat u prishën nga shiu, brumbulli, i drobitur nga uria, erdhi te milingona dhe i kërkoi ushqim.Këtë herë milingona i tha: – Në qoftë se do të punoje atëherë kur unë robtohesha dhe ti argëtoheshe, sot nuk do të të mungonte asgjë.Grupi 4 Pasi të keni shpjeguar se çfarë janë legjendat, analizoni elementet e “Legjendës së Rozafës”.Romani nuk është aq gjini letrare, sa është hapësirë letrare, njëfarë deti ku derdhen shumë lumenj.(H. Saramago)S T U D I M T E K S T I  Romani është lloji më i gjerë i prozës. Tematikat e romanit vërtiten rreth tablove të gjera të jetës. Rrëfimi zakonisht ka disa linja dhe shtrirja e tij përligjet nga lloji i ngjarjes së treguar, teknikat rrëfyese të përdorura etj. Romani klasifikohet:- sipas tematikës: roman shoqëror (“Iluzionet e humbura”, Balzak), roman psikologjik (“Çdo gjë që kam e mbaj me vete”, H. Myler), roman historik (“Aivenhoi”, Uolltër Skot etj.), roman filozofik (“Në kërkim të kohës së humbur”, M. Prust etj.), roman fantastik (“Udhëtimet e Guliverit”, Xh. Suift), roman fantastiko-shkencor (“20.000 lega nën det”, Zh. Vern; “Rruga”, K. MekKarti), roman policor (“Vrasjet në rrugën Morg”, E. A. Poe);- sipas qëndrimit të autorit dhe tonit të romanit: roman sentimentalist (“Sikur të isha djalë”, Haki Stërmilli), roman didaktik (“Zemër”, E. De Amiçis), roman humoristik (“Parajsa e gogolëve”, D. Penak; “Ditari i Brixhit Xhons”, H. Fielding);- sipas ndërtimit të subjektit: zinxhiror, unazor, paralel. 14
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20