Page 160 - Demo
P. 160


                                    – Ah, ju qenki, biri im, – tha xha Gorioi, që e njohu Eugjenin.– Jeni më mirë tani? – e pyeti studenti, duke i marrë dorën.– Më mirë jam, më dhimbte koka, sikur më binte njeri me çekan, po tani më liroi. I patë vajzat? Ja, sikur kanë ardhur, me të marrë vesh që jam i sëmurë, do të vijnë me vrap. Oh! Ju nuk e dini sa kujdeseshin ato për mua në shtëpinë e rrugës Zhysienë1! Eh, të shkretën, që s’do të ma gjejnë të pastër dhomën. [...]– Do të vijnë, – vijoi plaku. – E di unë se ç’vajza kam. Ah, sa do të SLNsOORKHW'HOÀQDLPHVLNXUWsYGHV(GKH1DVLD1GDMV·GXDWsYGHVTstë mos i bëj të qajnë. Të vdesësh, i dashur Eugjen, do të thotë të mos i shohësh më. Atje ku shkojmë, do të mërzitem shumë. Skëterra për një atë është kur mbetet pa fëmijë, dhe unë këtë e kam provuar më kokë time qëkurse u martuan ato. Parajsa për mua ishte në shtëpinë e rrugës Zhysienë. […] Po ju ishit në ballo mbrëmë2. Më thoni, pra, si ishin? Nuk dinin gjë për sëmundjen time, hë? Po ta kishin marrë vesh, nuk do të kishin kërcyer, vogëlushet e babait! Oh, nuk dua të jem i sëmurë. Ato kanë akoma shumë nevojë për mua. Pasuritë e tyre janë në rrezik. Dhe në duar të çfarë burrash kanë rënë! Shëromëni, shëromëni! (Oh, sa më dhemb! Ah! Ah! Ah!) Dëgjoni, duhet të shërohem, se u duhen të KROODDW\\UHGKHXQsGLVHNXWsYHWHWsÀWRM>«@Dy pika lot iu rrokullisën nga sytë e i mbetën në zgavrat e skuqura.– Ah, po të isha i pasur, po ta kisha ruajtur pasurinë rime e të mos ua kisha dhënë, ato do të ishin këtu, do të më lanin faqet me të puthura! Do të banoja në një pallat, do të kisha dhoma të bukura, shërbëtorë, zjarr për t’u ngrohur; dhe ato do të ishin këtu, me lot për faqe, me gjithë burrat dhe fëmijët e tyre. Do t’i kisha të gjitha. Kurse tani s’kam asgjë! Paraja të jep gjithçka, edhe vajzat. Oh! Ku janë paratë e mia? Sikur të kisha thesare për të lënë, ato do të më rrinin te koka, s’do të dinin ç’të më bënin më parë, do t’u dëgjoja zënë, do t’i shikoja. Ah, biri im i dashur, djali im i vetëm, më mirë që mbeta i braktisur dhe në mjerim! Të paktën, kur e duan fatzinë, ai është i sigurt që e duan me FRAGMENTAgonia e xha Gorioit Xha Gorioi ka përgatitur dokumentacionin për ndarjen e Delfinës nga baroni de Nusingen. Ai ka blerë një apartament për Delfinën dhe Eugjenin me kërkesën e vetme që ai të banojë në katin e fundit të pallatit. Ëndrrat e xha Gorioit shuhen, kur baroni De Nusingen tregon se ai pajën e Delfinës e ka përdorur në disa operacione financiare. Gorioi tmerrohet, sepse e bija nuk mund të shpëtojë më nga i shoqi. Anastasia për të shpëtuar të dashurin nga burgimi ka lënë peng te Gobseku të gjitha brilantet e familjes. I shoqi i kërkon 12 000 mijë frangat e pengut dhe ajo i drejtohet babait. Xha Gorioi i ka harxhuar të gjitha paratë për apartamentin. Motrat zihen dhe fyejnë njëra-tjetrën. Babai, që nuk e përballon dot situatën, pëson një apopleksi. Fragmenti përshkruan agoninë e xha Gorioit para vdekjes. Vetëm Rastinjaku i rri pranë, kurse të bijat kanë shkuar në një ballo. Gorioi në agoni kujton dramën e tij, kërkon të bijat, pastaj i mallkon, në fund i kërkon sërish, në një nevojë të dëshpëruar për dashuri. 1 Rruga ku ka banuar në të shkuarën xha Gorioi me vajzat e vogla. 2 Xha Gorioi vdes ditën kur vikontesha De Bosean jep ballon e fundit të lamtumirës. (Pas ballos, ajo vret veten, sepse nuk e duron dot braktisjen e të dashurit të saj, markezit d’Azhuda.)3 Vajzat e xha Goriosë e deshën babain kur ishte i pasur dhe e mohuan e turpëroheshin prej tij kur ai mbeti i varfër, pasi ato vetë e zhvatën pa mëshirë. Në prag të vdekjes babai fatkeq e kuptoi gabimin: shpërfillja e tyre ishte pasojë e vetë sjelljes së tij. Ai kishte qenë një baba që dashurinë e vajzave \blinte me para\Xha Gorioi në agoni158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164