Page 162 - Demo
P. 162
– Ujë! Kam zjarr përbrenda! Vërmëni një gjë në kokë. Dora e vajzave të mia, ajo do të më shpëtonte, e ndiej... […] – Ju duhet t’i doni atin dhe nënën tuaj! – tha plaku, duke i shtrënguar dorën Eugjenit me duart e tij të dridhura. – [...] Bëni një ligj mbi YGHNMHQHSULQGsUYH.MRȮVKWȮHWPHUUVKPH>@– Oh! T’i shikoj! Do t’i shikoj! Do t’u dëgjoj zënë. Do të vdes i lumtur. Po, tani s’dua të rroj më, s’do të duroja dot më; mundimet do të më shtoheshin gjithnjë e më shumë. Po t’i shikoj, t’u prek fustanin! Ah! Vetëm fustanin është fare pak; të nuhat dobarem një gjë të tyren! 1GLKPRPsQLW·XSUHNÁRNsWNsWIu plas koka mbi jastëk, sikur ta kishin goditur me vare, dhe lëvizi GXDUWPELEDWDQLMHVLNXUWsNDSWHÁRNsWHWsELMDYH– Po i bekoj, – tha duke belbëzuar... – bekoj...Sakaq humbi i kapitur4.Honore De Balzak, Përktheu Enver Fico, Xha Gorioi, Tiranë 2000, f. 270-279Kuptim dhe shpjegim teksti Në ç’situatë gjendet xha Gorioi? Çfarë dëshire ka ai?Cilat janë dilemat dhe mendimet e tij?Gjeni detaje të shprehjes së dashurisë dhe adhurimit prindëror të xha Gorioit.A dëshmon ndonjë peng shprehja: Ah sa budallenj janë etërit...? Gjeni pasthirrmën që shpreh gjendjen emocionale të xha Gorioit.Analizë përmes shembujve Shpjegoni shprehjet: ...Vajzat e mia ishin vesi im... dhe ...sado fytyrë fisnike të ketë njeriu...Analizoni dhimbjen dhe ndërgjegjësimin e xha Gorioit. Ku arrihet kulmi i tyre?Cili është qëndrimi i Balzakut ndaj xha Gorioit? A mendoni se i jep të drejtë atij në fjalët e fundit? Ku dëshmohet kulmi i sakrificës prindërore?Ç’mesazh përcjell Balzaku kur e quan krim veprimin e bijave?Fjala dhe përdorimi i saj Disa nga fjalët kyçe të këtij fragmenti janë: krim, braktisje, dhimbje, agoni... Ç’vlerë i japin përshkrimit foljet që shtohen më pas? Veçoni fjalët që tregojnë agoninë e plakut.Reflektim dhe vlerësim dijesh Krahasoni Xha Gorioin me plakun Grande.Diskutoni rreth mësimit historik që personazhi ynë u jep brezave në momentet e tij të fundit.Si shprehen kodet familjare shoqërore dhe atdhetare te Balzaku? Po ato universale?A duket sikur Balzaku parashikon diçka në këtë fragment? A është e qartë se çdo të ndodhë në të ardhmen me marrëdhëniet njerëzore? Detyra dhe këshilla Shkruani një ese të frymëzuar nga ky fragment i Balzakut me temë: “Një ligj për marrëdhëniet prind-fëmijë”.4 Xha Gorioi vdes pak më vonë. Në varrimin e tij marrin pjesë kaloshinat e zbrazëta me stema, por pa të bijat. Ato justifikohen njëra me grindjen që ka me bashkëshortin, ndërsa tjetra se është e sëmurë. Para vdekjes ai e sheh të vërtetën në sy: fatkeqësia e tij qëndron në pushtetin e gjithëfuqishëm të parasë. Kur paratë mbaruan, ai u bë i panevojshëm për vajzat e tij.S T U D I M T E K S T I 160

