Page 163 - Demo
P. 163
Gustav Flober (1821-1880)Jeta dhe vepraRomani modern e ka origjinën te Floberi, ashtu si poezia moderne e ka te Bodleri. Ai është një pikëtakim thelbësor, një kryqëzim kompleks letrar, stilistik, historik. Floberi është trashëgimtar i ndjeshmërisë së romantizmit dhe i narratorëve socialë të shek. XIX. Ai hoqi dorë nga formulat e tyre dhe propozoi rezultate të reja dhe të ndryshme, të paracaktuara për një të ardhme të re. Arti, stili, gjuha letrare autonome dhe e vetëmjaftueshme ishin parësore për të. Në veprën e tij shumëplanëshe propozohen të vërteta të pakëndshme e të padiskutueshme: kontrasti i përjetshëm mes iluzionit dhe realitetit; banaliteti i zbrazët i përditshmërisë; etika e nevojshme e heqjes dorë. Nëpërmjet hetimit të vëmendshëm të realitetit ai zbulon vlerat e nënkuptuara e të padukshme. Mësues i realizmit, paralajmëron letërsinë simbolike, dekadente dhe në një valë më të gjatë, rezultatet komplekse të romanit të shek. XX.Gustav Flober (portret artistik)Jeta e Gustav Floberit nuk shënon ngjarje me rëndësi të veçantë. Ai lindi në Ruan (në veri të Francës) më 12 dhjetor 1821 dhe jetoi thuajse vazhdimisht në Normandi, në shtëpinë e familjes në Kruase. Babai i tij ishte mjek kirurg, ndërsa e ëma, vajzë mjeku. Ndoqi liceun e Ruanit ku zuri miqësi me shkrimtarin Alfred De Puatven. Atje lexoi Don Kishotin, Shekspirin, Bajronin, Rablenë etj. dhe shkroi tregimet e para. Nga Don Kishoti mori vizionin e dyfishtë për fantazinë njerëzore, të cilën nga njëra anë e përqesh për ëndrrat e saj absurde, nga ana tjetër e kultivon fshehurazi me dëshirën e madhe për lumturi.Veprat e shkruara gjatë viteve të liceut (1833-1838) kanë vetëm vlerë dokumentare. Stina e vërtetë krijuese filloi me veprën autobiografike “Kujtimet e një të marri” (1839), sipas modelit të Rusoit. Aty ai përshkruan dashurinë e adoleshencës që i shënoi gjithë jetën. Kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç takoi në plazh Eliza Shlesinzherin. Kësaj dashurie, ai i dha vlerë simbolike, duke e përjetësuar në personazhin e zonjës Arno tek “Edukimi i ndjenjave”.Më 1840 ai shkoi në Paris për të studiuar drejtësi. Aty mësoi greqisht e latinisht dhe u njoh me Viktor Hygonë e Maksim Dy Shamp. Qëndrimet në Paris (jo shumë të gjata) dhe disa udhëtime nuk ia prishën monotoninë e jetës. Floberi iu kushtua tërësisht një pune të guximshme. Më 1842, bëri udhëtimin e parë në Pirenej dhe në Korsikë, si dhe shkroi tregimin autobiografik “Nëntor\filloi të shkruajë romanin “Edukimi i ndjenjave”. Ndërkohë iu shfaqën simptomat e para të sëmundjes (epilepsisë) dhe i ndërpreu studimet universitare. Një udhëtim në Itali, në Xhenova, ku pa pikturën e Bruegelit “Tundimi i Shna Ndout”, e frymëzoi për veprën me të njëjtin titull. Shtëpia ku lindi Floberi.161

