Page 164 - Demo
P. 164


                                    Në moshën 25-vjeçare, ai përjetoi dy brenga të mëdha: vdekjen e babait dhe të motrës Karolina. Ai dhe nëna e tij u vendosën përgjithmonë në pronën e familjes në Kruase. Aty ai priste miqtë e tij shkrimtarë. Gjatë kësaj kohe filloi lidhjen e dashurisë me shkrimtaren e njohur të kohës Luiz Kole. Në vitin 1848, mori pjesë në disa episode revolucionare në Paris, të cilat e zhgënjyen shumë. Filloi të shkruajë romanin “Tundimi i Shna Ndout” (për të cilin punoi 25 vjet: botimi i parë në 1849, i dyti 1874). Udhëtoi në Egjipt, Palestinë, Siri, Liban, Turqi, Greqi (1849) dhe gjatë kthimit (1850) qëndroi sërish në Itali.Gjatë udhëtimit ai mendonte për strukturën e romanit, të cilin e filloi në vitin 1851. Më 1856 e botoi me titullin “Zonja Bovari” në revistën “Revue du Paris” dhe më 1857 në libër. Botuesi dhe autori u akuzuan për fyerje ndaj moralit dhe fesë dhe kundër tyre filloi procesi gjyqësor. Të dy u shpallën të pafajshëm. Mbas botimit të romanit “Zonja Bovari” qëndroi shpesh në Paris. Atje frekuentoi sallonet aristokratike dhe mjediset letrare parisiane (Gotie, Zh. Sand, Dudet, Turgenjev, Mopasan, Zola etj). Në vitin 1858, udhëtoi në Tunizi, për përpunimin e romanit “Salambo”. Më pas, përpunoi dhe botoi romanin “Edukimi sentimental” (1869). Pesë vjet të tjera ia kushtoi romanit “Tundimet e Shna Ndout” (1874) dhe katër vjet librit “Tre tregime” (1877). Në vitet 1877-1880 punoi për romanin e fundit “Buvar dhe Pekyshe”. (Ky roman u botua pas vdekjes, i pambaruar bashkë me letërkëmbimet në pesë vëllime dhe libra udhëtimesh.)Për të shpëtuar nga falimentimi burrin e mbesës, Karolinës, ai shiti gjithçka (1875). Vetëm paratë e të drejtës së autorit i mbetën për të jetuar. Bashkë me gjendjen ekonomike, u rëndua edhe nga gjendja shëndetësore. Turgenjevi i ofroi punë si nëpunës në bibliotekën Mazarine, të cilën e pranoi i detyruar nga kushtet ku ndodhej. Ndërsa po bëhej gati të linte Kruasenë dhe të nisej për në Paris, u godit nga hemorragjia cerebrale dhe në 8 maj 1880 u nda nga jeta.  Ëzhen Zhirod, \ Brugel i Riu, \Shna Ndout\frymëzoi veprën e jetës së Floberit \Shna Ndout\Vepra e Floberit është ndërthurje e llojeve të ndryshme letrare: prozë POETIKEESEßLOZOßKEdramë misteresh, roman historik. Krimtaria letrare e FloberitTregimet e paraKëto tregime kanë sfond autobiografik ose u paraprijnë veprave të tij të ardhshme: “Një aromë, ose akrobatët” (heroina, e pakënaqur nga jeta, vret veten); “Murtaja në Firence” (një njeri vret vëllanë);“Zemërim dhe impotencë” (një njeri varroset i gjallë dhe vdes duke mallkuar; burgu i përjetshëm dhe protesta blasfemuese janë dy tema që rikthehen);“Pasion dhe virtyt” (një grua e braktisur vret veten);“Leksion i historisë natyrore” (analiza e parë e nëpunësit ku satirizohet borgjezia e vogël me një regjistër karikatural, paralajmërim i figurës së Omes, Buvarit dhe Pekyshesë) etj. 162
                                
   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168