Page 165 - Demo
P. 165


                                    “Salambo”Vepër me aspekte estetike dhe ekzotike (pompozitet, ngjyra) me shije romantike, trajton një realitet të largët në kohë dhe hapësirë. Rrënojat e Kartagjenës e frymëzuan që ngjarjet e romanit t'i vendosë në Kartagjenën e lashtë.“Edukimi i ndjenjave”Ky roman ka elemente autobiografike dhe në qendër të tij është dashuria e pamundur për Elizën. Varianti i parë tregon historinë e një çifti miqsh. Njëri, Zhyli, mishëron Floberin (që e ka kaluar jetën duke ëndërruar), ndërsa tjetri, Henri (mishërim i Puatvinit ose i Dy Shampit) përfaqëson njeriun që di të përshtatet dhe ia del mbanë në jetë. Titulli përmbledh dy polet e historisë: vitet e formimit të “heronjve” dhe vendin përcaktues të ngjarjes dashurore në atë formim. Varianti përfundimtar është sërish një “libër për asgjënë”: për jetët e zbrazëta, të zymta, të dështuara. Protagonisti i romanit, Frederik Moro jeton në Paris, në vitet e revolucionit të vitit 1848. Si një afresk i fatit të brezit të Floberit, romani përshkruan ditët dhe vitet e djegura pa ndodhur asgjë (rreth 30 vjet), me dëshirën e zjarrtë për një dashuri që për shkak të mosrealizimit zbehet në elegji të dhimbshme. Me autobiografinë e tij të dhimbshme dhe përshkrimin e dështimit të shpresave për ngjarjet historike Floberi u bë gjyqtar i aspiratave romantike. Kur çdo gjë shkatërrohet dhe njeriu detyrohet të tërhiqet, e vetmja vlerë që mbetet dhe duhet adhuruar është ëndrra kimerike. Kjo përbën dhe mesazhin e veprës së Floberit.“Buvar dhe Pekyshe”Kjo vepër përshkohet nga një frymë skeptike fund e krye, është satirë e diturisë jashtëkohore dhe ambicioze dhe trajton marrëzinë njerëzore dhe budallallëkun borgjez. Protagonistët janë dy nëpunës që duan të akumulojnë të gjithë diturinë e njeriut.“Tre tregime”Kjo vepër përfshin “Një zemër e thjeshtë”, “Herodiada” dhe “Shën Juliani mikpritës”.“Një zemër e thjeshtë” trajton jetën e përditshme të një shërbëtoreje të mirë, të dashur, të devotshme e besnike, Felisitesë. Ajo e gjen qetësinë në shoqërinë e një papagalli, të cilin e balsamos dhe e adhuron si të vetmin burim ngushëllimi. “Herodiada” i vendos ngjarjet në Palestinën e shek. II, p.e.s. Salomeja është mishërim i sadizmit, dëshirës për madhështi, gjak, feminilitet pervers etj. Prej saj e ka zanafillën një arketip femëror që u bë një gjë e zakonshme e Dekadentizmit evropian nga Uajld, D’Anuncio, Moro, Isman etj. Pol Delarosh, \Salomeja, vajza e Herodias, kërcen para mbretit Herod dhe i kërkon atij si shpërblim kokën e Gjon Pagëzorit. 163
                                
   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169