Page 166 - Demo
P. 166


                                     Risitë e Floberit në letërsiRigorozitet stilistikorNga babai mjek dhe nga prirjet shkencore të kohës, Floberi mori shtysën për analiza të ftohta dhe vullnetin për të larguar “të keqen” romantike që përshkon veprat e para (“Nëntor”, “Kujtime të një të marri”). Tipike e mënyrës së tij të shkrimit ishte se fillimisht e trillonte ngjarjen dhe pastaj, përherë i pakënaqur, e rishikonte. Ai i përpunoi për një kohë të gjatë veprat dhe iu kthye vazhdimisht atyre.Ai eksperimentoi regjistra të ndryshëm gjuhe te kryeveprat e tij (“Zonja Bovari”, “Salambo”, “Edukimi i Ndjenjave”). Në krijimet e tij dallohen dy stile. Nga njëra anë shkrimi “realist”, teknika e pavetësisë që e largonte lirizmin rinor romantik nga shpirti, evidentonte konfliktin mes iluzioneve e realitetit dhe trajtonte temën ekzistencialiste të mërzisë. Nga ana tjetër proza pompoze, ritmike dhe dekadente rindërtonte qytetërime të largëta dhe mite jo të zakonshme. “Tundimet e Shna Ndout” dhe “Tre tregimet” i zhvillojnë në mënyrë të alternuar të dyja stilet. Romani “Buvar e Pekyshe”, satirë e hidhur e diturisë njerëzore, orientoi gjeninë krijuese të Floberit drejt një rruge të re, që vdekja e papritur e pengoi ta çonte deri në fund. Parimin e pavetësisë ai e shoqëron me kriterin e rigorozitetin stilistikor, të ftohtësisë dhe qartësisë së paraqitjes.Metoda e Floberit dhe përparësia e ArtitMetoda e tij “e pamëshirshme, e saktë si e shkencave natyrore”, frymëzohej nga ideali i pavetësisë dhe bazohej në konceptin: “Nuk shkruhet për vete. Artisti duhet të jetë në veprën e tij, ashtu si është Zoti në krijim, i padukshëm dhe fuqiplotë. Ai duhet të ndihet kudo, por nuk duhet të duket”. Floberi dallon nga natyralistët e tjerë, sepse tek ai ideali suprem është Arti (me A të madhe) dhe jo shkenca. AntiromantizmiEdhe pse i formuar në periudhën e romantizmit, Floberi ndjeu nevojën për ta ndryshuar këtë formim, në përmbajtje dhe në formë. Sipas Floberit, përmbajtja nuk duhet të jetë kurrë subjektive dhe as të ketë në plan të parë elementin emotiv, ajo duhet të jetë objektive dhe e distancuar. Ngarkesa antiromantike e Floberit ka një përbërës mazokist, sepse ai do që të shkatërrojë një pjesë të vetes (prandaj ai ka thënë shprehjen “Zonja Bovari jam unë”). Nga njëra anë, ai do që të shkatërrojë tiparin fantastik dhe ëndërrues të romantizmit, duke e projektuar në figurën e heroinës së tij. Nga ana tjeter, ai kritikon tek ajo një pjesë të vetes së tij. Personazhi i gruas, që i duket sikur mbytet në jetën borgjeze të provincës dhe ëndërron aventura dhe dashuri romantike, i shërben për të kritikuar mjedisin vulgar të borgjezisë. Qëndrimi i Floberit ndaj heroinës është kompleks. Ai merr perspektivën kritike të Emës, por edhe distancohet në mënyrë polemike prej saj, sepse ajo është ëndërrimtare jorealiste. Nëpërmjet shkrimit narrativ, ligjëratës së zhdrejtë të lirë dhe pikëpamjeve të personazheve të ndryshme dhe sidomos të heroinës, ai merr anën e Emës, ndërsa nëpërmjet regjisë së tregimit, në mënyrë të nënkuptuar, ai e dënon rëndë atë. Nga kjo pikëpamje, Floberi është shembull i paharrueshëm i shkrimit antiromantik fragmenti i panairit bujqësor. Aty autori nxjerr në pah me ironi aspektet romantike të idilit mes Emës dhe të dashurit të saj të ardhshëm Rodolfit, duke gërshetuar batutat e dialogut të tyre me ato të dhënies së çmimit të derrave. Rrëfimi i dyfishtë narrativNë veprat e Floberit ka gjithmonë dy ritme të kundërta që ndërthuren, një ritëm i kontraktuar dhe një i zgjeruar. Ato përfshijnë edhe segmente narrative të mbyllura në 164
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170