Page 167 - Demo
P. 167
një kohë të kufizuar, të përshkruara me saktësi sipas rrethanave, edhe segmente të tjera ku koha rrjedh shpejt. Dy ritmet tregojnë alternimin mes ndjenjës së përsëritjes cingëritëse dhe ngjarjeve të papërsëritshme, mes aspekteve banale dhe atyre të jashtëzakonshme (që rrinë bashkë). Saktësi fjale, efekte realiste dhe simbolikeSaktësia e fjalës me të cilat përshkruhen objektet, personazhet ose ngjarjet ka efekte realiste dhe simbolike. Statuja e allçisë së priftit, imazhet ujore, kapelja e Sharlit, tornoja e Benetit, etiketat e Omes, aromat e ushqimit, peizazhi i sheshtë i Jonfillit, mjegullat, marrin vlerë simbolike dhe tematike. Mjeshtër i realizmit?Tashmë kritika ka shumë rezerva për përkufizimin e Floberit si mjeshtër i realizmit dhe përfaqësues i natyralizmit. Ai u shqua për vëmendjen skrupuloze ndaj realitetit, për objektivitetin e paraqitjes (pa asnjë koment, si bënte Balzaku dhe Stendali; vetëm fakte, të sistemuara sipas një lloj perspektive) dhe për rigorozitetin e thatë formal. Shumë kritikë mendojnë se rrëfimi i autorit, megjithëse në dukje objektiv dhe realist, është intim dhe i sinqertë, i bazuar në përvojën e tij dhe zhgënjimet personale.Studim teksti 1. Si ishte fëmijëria, jeta dhe studimet e Floberit?2. Pse Viktor Hygo dhe Servantesi u bënë modelet e tij krijuese? 3. Përshkruani atmosferën e veprave të para të Floberit, përmes tematikave dhe përjetësimit të personazheve të dashura.4. Diskutoni rreth jetës së vështirë të shkrimtarëve të ngjashëm me Floberin që keni studiuar deri më tani.5. Çfarë i karakterizon krijimet e para të Floberit?6. Ç’motive trajton Floberi përmes veprave dhe si i zgjidh ai konfliktet e subjektit? _______________________________________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________________________________7. Për çfarë flet vepra “Salambo”?8. Shpjegoni elementet kryesore të romanit “Edukimi i ndjenjave”.9. Si jepet figura femërore te “Tre tregimet”?10. Në cilën vepër të Floberit nis dhe duket satira e tij?11. Analizoni disa nga tiparet e stilit të Floberit, duke u bazuar në veprat e mësipërme. _______________________________________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________________________________12. Diskutoni rreth metodës artistike të Floberit që u kthye në një model artistik.13. Komentoni shprehjen: Zonja Bovari jam unë, duke e lidhur me filozofinë e tij antiromantike dhe ndjenjën e vetëdënimit.14. A i zotëron Floberi teknikat e përshkrimit të tri rrymave letrare: natyralizmit, realizmit dherealizmit kritik në romanin “Zonja Bovari”?165

