Page 168 - Demo
P. 168
SubjektiRomani mbështetet në një ngjarje të vërtetë, ku një grua (Delfinë Kytyre) e mbylli tradhtinë bashkëshortore me vetëvrasje. Vetë parabola e narracionit të romanit nënkupton perspektivën antiromantike. Ema është martuar me një mjek mediokër province, Sharl Bovarinë. E pakënaqur nga jeta e varfër dhe meskine që e rrethon, e neveritur nga personazhe si farmacisti Ome (figurë e progresistit demokrat) ose nga prifti fanatik, dashurohet me shpirtin e saj binjak, djaloshin ëndërrimtar, Leon, i cili është i detyruar të largohet. Pas kësaj ajo bie në krahët e një pronari të pasur, Rodolfos, që e josh në skenën e panairit të kafshëve. E zhgënjyer nga Rodolfo ajo kërkon dhe gjen Leonin, bën një jetë me shumë shpenzime dhe bie viktimë e një fajdexhiu. E vetmja zgjidhje i duket vetëvrasja me helm. Sharli, i tronditur nga dhimbja, vdes dhe romani mbyllet me triumfin e personazhit të urryeshëm, Omes që fiton çmimin e Legjionit të Nderit. Përsa i përket përmbajtjes, Floberi hyn në fushën e re të përditshmërisë. Aty ku duket se nuk ndodh asgjë me rëndësi ose duket se mbizotëron mërzia prej së cilës Ema vuan shumë. Vetëm artisti di të nxjerrë nga “asgjëja” fjalët që i japin kuptim gjërave. Romani për “asgjënë” heton përditshmërinë përmes artit: heton gjëra meskine, ëndrra, marrëzi, vetmi, veprime të këqija, impulse të zemrës. Një Don Kishot femërHistoria e një gruaje të pakënaqur nga martesa, që vetëvritet mbas përvojave zhgënjyese në dashuri dhe pamundësisë për të paguar borxhin është edhe paradigmë e pakënaqësisë së borgjezisë së vogël. Floberi i kushton një kapitull të veçantë edukimit të Emës në kuvend. Kuvendi ishte burgu i saj i parë. Librat që lexonte fshehurazi atje dhe zhurmat e karrocave të vona në rrugë e bënin të ëndërronte. Viktimë e ëndërrimeve, e kufizimeve dhe e shpërfilljes së botës që e rrethonte, Ema konsiderohet si një Fedra provinciale. Ajo e shndërron realitetin në fiction, dhe, ashtu si te romani i Servantesit, i vjen në ndihmë letërsia. Prandaj kritika flet për Emën si një variant femëror të Don Kishotit ose si një Don Kishot romantik. Tragjedia e EmësEma dëshiron një jetë ndryshe, të cilën nuk di as ta konceptojë. Ajo e kërkon dashurinë, luksin, shijen, aty ku ka vetëm vetëkënaqësi e mjerim. Ema do që të jetojë si një heroinë romantike, por pa ditur të gjejë rrugë tjetër përveç tradhtisë bashkëshortore. Ajo ëndërron shumë dhe i idealizon gjërat, duke u bërë viktimë e ëndrrave të veta, e burgosjes shpirtërore që krijon provinca. Ëndrra e saj është që të ketë një jetë të lumtur si heroinat e romaneve që ka lexuar. Ajo zhgënjehet nga gjithçka. Në pamundësi për të dalë nga rrethi vicioz i të zakonshmes dhe pa ditur t’u vërë kufi aspiratave e veprimeve të saj, Ema vret veten. ANALIZË E VEPRËSZonja BovariNuk ndodh asgjë, por asgjëja është bërë diçka e rëndë, e errët, kërcënuese.Auerbah Renuar, \166

