Page 169 - Demo
P. 169


                                    Romani futet në serinë e romaneve me temë tradhtinë bashkëshortore, që u shkruan para dhe pas tij: “Eloiza e re” (Ruso), \“Ana Karenina” (Tolstoi), “Efi Birest” (T. Fontane).  BovarizmiAshtu si Don Kishoti, Hamleti e Fausti, edhe personazhi i Ema Bovarisë është shprehje e mënyrës së të qenit, të ndierit dhe të jetuarit. Ajo është shndërruar në një personazh tip. Prirja e një gruaje të zakonshme që kërkoi një jetë të jashtëzakonshme, që ëndërroi dhe u zhgënjye pafundësisht nga realiteti, njihet tashmë me termin bovarizëm (nga mbiemri i Emës). Në roman Floberi ia nënshtroi këtë “sëmundje romantike” analizës së kthjellët dhe të pamëshirshme. Bovarizëm është aspirata neurotike dhe shkatërrimtare, për të qenë aty ku nuk je, për të pasur atë që nuk ke. Me gjithë etiketat stereotipike dhe të përafërta, duke qenë se lindi nga struktura sociale që sakrifikojnë e poshtërojnë aspiratat e njerëzve, bovarizmi është një sëmundje e shpirtit tipik modern dhe sidomos femëror. “Mjegulla” që e shtyp Emën vjen pjesërisht nga dimensioni bovarist, nga tensioni i dëshpëruar për të jetuar dashurinë që kultura e kohës së saj premtonte, po nuk e lejonte. Ema e percepton veten si të “ndotur nga martesa” dhe “të zhgënjyer nga tradhtia bashkëshortore”. Nëpërmjet historisë së saj, Floberi përmbys siguritë e një epoke, të një modeli kulturor, të një rendi shoqëror të tërë. Kjo është arsyeja e skandalit që ngjalli vepra dhe që e çoi autorin në gjyq. Në roman, erosi zë vend shumë më pak se në romanet franceze të shek. XVIII dhe në ato të Balzakut. Floberi zbuloi mediokritetin e shoqërisë së themeluar nga rregulla rigoroze e përsëritëse, ku gjithçka është e paracaktuar dhe nuk lë vend për pavendosmëri e teprime femërore. Bovarizmi shpreh konfliktin mes iluzionit dhe realitetit, mes ëndrrave (fantazisë, imagjinatës) dhe mosrealizimit (dështimit, falimentimit) të tyre. Ai është tenja, është e keqja që lind nga zbulimi tragjik: asgjëja e një jete të zbrazët, humnerë.Libri është kapërcim i traditës romantike intimiste-lirike dhe realiste e socio-politike. Raporti i autorit me personazhetKritika moderne e ka tejkaluar idenë se Floberi është kampion i objektivizmit, i pavetësisë dhe udhëheqës i natyralizmit. Ajo vëren se autori i ka nxjerrë personazhet e tij nga thellësia e vetes: shqetësimi i Sharlit është paksa jehonë e fëmijërisë së autorit; dashuria naive e Justinit është kujtimi i dashurisë së tij romantike të adoleshencës; në aspiratat e Emës ka një romantizëm, një “dashuri për largësinë” të rrënjosur thellë në personalitetin e Floberit. Ema paraqet realisht një tip social dhe kulturor të gruas së Francës së shek.XIX. Kur zonjusha Ameli Boske e pyeti se nga e kishte nxjerrë personazhin e Emës Floberi iu përgjigj: “Nga vetja ime! Zonja Bovari jam unë!”. Kjo përgjigje tingëllon e vërtetë dhe absolutisht e sinqertë. Me të Floberi donte të thoshte se e ka eksperimentuar te vetja e vet fundosjen e çdo “romantizmi të zbrazët”. Perspektiva kritike mbi FloberinFillimisht, vepra e Floberit u lexua si realiste. Më pas, u cilësua si natyraliste. Vetë Floberi, mospërfillës ndaj çdo shkolle letrare, e urrente etiketën “realist”. Bodleri, Suinbërni dhe Malarmeja ishin të parët që e ndien se vepra e tij nuk ishte një riprodhim i thjeshtë i Bovarizmi është një dëshirë e zjarrtë dhe e pafuqishme e shpirtit mediokër për të arritur lart, ëndërrim i ngurtë për heroizëm dhe poezi, trazirë e brendshme e dëshirave të shtypura, ambicie e ndërprerë, zili e ndrydhur në vetvete; bezdi ndaj përditshmërisë, mall për të pamundurën, shije për çrregullim; është gjithashtu dhimbje e dëshpëruar e të burgosurit që, në mes të halucinacionit të tij për liri, përplas kokën te tavani i ulët i qelisë; si edhe vetëdija e përhershme, e helmuar e të qenit në një mënyrë dhe e pamundësisë për të qenë ndryshe.Diego Valeri167
                                
   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173